LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Viti i ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht i vështirë

Dimitrov: Viti i ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht i vështirë

Ish-zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot në Forumin e 22-të Ekonomik të Beogradit deklaroi se rajonit duhet t’i jepet një perspektivë e prekshme për anëtarësim në BE, njofton korrespondenti i AIM-s nga Beogradi.

Në një panel mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor, ai paralajmëroi se gjatë krizës hendeku ekonomik midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor po rritet, pasi rajoni është më i cenueshëm se pjesa tjetër e kontinentit sepse ka më shumë njerëz që jetojnë nën pragun e varfërisë.


Ai shtoi se kjo do të sjellë pakënaqësi të qytetarëve në rajon për integrimet evropiane dhe vlerësoi se viti i ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht i vështirë.

“Ne jemi të gjithë në anijen ekonomike evropiane, sepse shumica e investimeve vijnë nga vendet anëtare të BE-së, por diferenca ekonomike po rritet, sepse deficiti i tregtisë së jashtme të rajonit është rreth nëntë miliardë euro, ndërsa rajoni merr të njëjtat të ardhura nga BE-ja, por për një periudhë shtatëvjeçare. Greqia merr dhjetë herë më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye dallimi është në rritje”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori