Profesorët, programerët dhe gazetarët mund të mbesin pa punë brenda disa viteve të ardhshme, kjo pasi që chatbot-i më i fundit nga fondacioni OpenAi i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar, zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse dhe lehtësinë në të përdorur.
Sistemi i quajtur ChatGPT, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit. Dy vjet më parë, sistemi i mëparshëm me inteligjencë artificiale, GPT3, ishte e aftë që të gjenerojë një pjesë opinioni për The Guardian, ndërsa ChatGPT ka aftësi edhe më të mëdha.
Në ditët e para pas lansimit, akademikët kanë gjeneruar përgjigje për pyetjet e një provimi, për të cilin ata thonë se nëse ato përgjigje do të bëheshin nga një student, ai do të merrte notën më të lartë, dhe programerët e kanë përdorur mjetin për të zgjedhur sfidat e kodimit në gjuhen e panjohur të programimit në vetëm disa sekonda – kjo para se të shpjegonin funksionalitetin, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.
Dan Gillmor, një profesor i gazetarisë në Arizona State University, i kërkoi robotit që ta kryej një nga detyrat që ai iu a jap studentëve të tij: shkrimi i një letre një të afërmi duke dhënë këshilla në lidhje me sigurinë dhe privatësinë në internet.
“Nëse nuk jeni i sigurt për legjitimitetin e një ueb-faqeje ose të një poste elektronike, mund ta bëni një kërkim të shpejtë për të marrë vesh se nëse të tjerët e kanë raportuar si një mashtrim”, ishte sugjerimi i sistemit në këtë detyrë.
Gillmor tha: “Unë këtë detyrë do ta notoja me notë të lartë”, duke shtuar: “Akademia ka disa çështje shumë serioze me të cilat duhet përballur”.
OpenAI tha se sistemi i ri me inteligjencë artificiale me fokus në përdorimin e lehtë. “Formati i dialogut e bënë të mundshme që ChatGPT t’u përgjigjet pyetjeve vijuese, të pranojë gabimet e tij, të sfidojë premisat e pasakta dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme”, deklaroi OpenAI në një postim ku u njoftua lansimi i ChatGPT.
Ndryshe nga sistemi i mëparshëm nga kompania, ChatGPT është lëshuar për këdo që ta përdorë, dhe është falas, gjatë një periudhe “feedback”. Kompania shpreson të përdorë këtë reagim për të përmirësuar versionin përfundimtar të mjetit.
ChatGPT qëndron mjaft mirë tek pjesa e vet-censurimit, dhe për të kuptuar kur i bëhet një pyetje e pamundur. Për shembull nëse pyetet që të përshkruaj se çfarë i ndodhi Kolombit kur ai arriti në Amerikë në vitin 2015, modelet më të vjetra mund të kenë paraqitur me dëshirë një përshkrim krejtësisht fiktiv, por ChatGPT e njeh gënjeshtrën dhe paralajmëron se çdo përgjigje do të ishte fiktive.
Roboti gjithashtu është në gjendje të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve krejtësisht. Kërkojini atij këshilla për vjedhjen e një veture, për shembull, dhe roboti do të thotë se “vjedhja e një veture është një krim i rëndë që mund të ketë pasoja të rënda”, dhe në vend të kësaj do të japë këshilla të tilla si “përdorimi i transportit publik”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç – televiziorin nën 3 vjeç
Haaland u bë një personazh në këtë video loje – ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit