GAP thotë se te komunat e udhëhequra nga LDK dhe PDK ka pasur ndarje të balancuar të buxhetit, derisa komunat e AAK-së përfitojnë vetëm 1% të investimeve përkundër se ato mbulojnë 8% të territorit të Kosovës dhe përfaqësojnë 8% të popullsisë.
Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2023, duke i krahasuar ato me vitin 2022.
Në analizën e tyre, GAP ka gjetur se 3.2 miliardë euro janë shpenzime, një rritje prej 464 milionë euro krahasuar me vitin 2022.
75 milionë euro më shumë janë ndarë për paga dhe mëditje më 2023, prej të cilave 65.1 milionë euro si kontigjencë për të mbuluar koston e një ligji të ri për pagat.
GAP ka gjetur se janë krijuar 1,435 vende të reja të punës në sektorin publik, prej të cilave 300 vende shtesë në Policinë e Kosovës, 108 në Kuvendin e Kosovës, 86 në Komunën e Prishtinës, 44 në Komunën e Prizrenit, etj.
“Nga 810.7 milionë euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.4 milionë euro (75%) janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.3 milionë euro (25%) janë planifikuar për projekte të reja kapitale”, thuhet tutje në njoftim.
GAP thotë se Qeveria favorizoi komunat e menaxhuara nga LVV në ndarjen e buxhetit për investimet e reja kapitale.
“Nga 51.2 milionë euro investime kapitale të reja të nivelit qendror këtë vit, 22 milionë euro janë destinuar për projekte specifike në komuna; 52% e kësaj shume (12 milionë euro) do të orientohet tek komunat e udhëhequra nga LVV, komuna që mbulojnë 9% të territorit dhe 8% të popullsisë”.
“Ndërkaq, në komunat e udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vërehet një ndarje më e balancuar e buxhetit në raport me madhësinë e komunave dhe popullsisë”.
“Ndërkaq, komunat e udhëhequra nga AAK do të përfitojnë vetëm 1% të investimeve të reja kapitale nga niveli qendror përkundër se ato mbulojnë 8% të territorit të Kosovës dhe përfaqësojnë 8% të popullsisë”
75 milionë euro janë ndarë si kontigjenca për përballjen me krizën potenciale të energjisë.
“Përkundër asaj se buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, prapë se prapë mbetet nën mesataren e BE për shpenzimet në këto fusha si përqindje e BPV”, thuhet ndër të tjera në raportin e GAP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit