Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar për herë të parë në Gazetën Zyrtare listën me të dhënat e detajuara të 15 personave, të përfshirë në luftërat e huaja, si pjesë e grupit militant, Shteti Islamik. Pjesë e të dhënave janë edhe numri amë, adresa e banimit dhe vepra për të cilën ngarkohen.
Që të gjithë këta persona nuk janë në dispozicion të strukturave të policisë dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, këtyre 15 personave u ndalohet përdorimi, transferimi, konvertimi, transferimi ose disponimi i pronës, u ndalohet vënia në dispozicion e çdo pasurie, drejtpërdrejt ose indirekt, si dhe krijimi ose vazhdimi i një marrëdhënieje biznesi.
Qeveria thotë se e ka bazuar vendimin e marrë në Ligjin për masat restriktive ndërkombëtare.
Në vendimin e Qeverisë theksohet se 15 personat, të dhënat e të cilëve janë bërë publike, kanë marrë pjesë në formacionet paramilitare gjatë viteve 2014-2015.
Disa nga këta persona, në formë të drejtpërdrejtë, kanë qenë të përfshirë në luftën në Siri, përderisa pjesa tjetër ka inkurajuar personat e tjerë që bashkë me familjet e tyre, të shkojnë në Siri.
Ekspertët e sigurisë thonë se publikimi i të dhënave paraqet një vegël efikase për pamundësimin e transferimit të parave nga burime të dyshimta. Kurse, organizatat joqeveritare që në fokus kanë rehabilitimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja, konsiderojnë se të dhënat duhej të ishin të qasshme vetëm për institucionet, por jo edhe për opinionin, pasi, sipas tyre, vihet në rrezik jeta e familjarëve të këtyre personave.
Zllate Dimovski, ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Qeverisë maqedonase është në përputhje me kriteret që vlejnë në vendet evropiane.
Dimovski konsideron se masat që ka ndërmarrë Qeveria, mundësojnë ndjekjen e aktiviteteve terroriste dhe pengimin e sigurimit të mjeteve financiare nga jashtë vendit nga burime të dyshimta.
“Këto masa mundësojnë ndjekjen dhe pengimin e sigurimit të mjeteve financiare nga jashtë vendit gjatë dhe pas ndërprerjes së aktiviteteve të këtyre personave si të përfshirë në luftërat e huaja”, thotë Dimovski.
Ai thekson se masat restriktive ndërmerren edhe ndaj personave fizikë, por edhe atyre juridikë që nxisin ekstremizmin e dhunshëm dhe në rastin final terrorizmin.
Samet Shabani, nga organizata joqeveritare Horizont në Maqedoninë e Veriut, e cila në fokus ka rehabilitimin e personave që kthehen nga zonat e luftës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e qartë që masat restriktive financiare nga institucionet publike, parandalojnë përhapjen e veprimeve të ndërlidhura me terrorizmin, por shton se të dhënat duhet të jenë në dispozicion vetëm për institucionet.
Me publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare, sipas tij, cenohet jo vetëm siguria e këtyre personave, por e tërë familjes së tyre.
“Disa të dhëna nuk mund të jenë të qasshme publikisht, meqë drejtpërdrejt cenojnë privatësinë e personit, pa marrë parasysh se për çfarë krimi është i akuzuar. Çka nëse dikush tenton sulm ndaj personave të sanksionuar ose familjarëve me të cilët bashkëjeton, duke iu qasur adresës së vendbanimit, të cilën Qeveria e ka bërë publike nëpërmjet vendimit në fjalë?”, thotë Shabani.
Shabani ka vërejtje edhe ndaj kohëzgjatjes së këtyre masave.
“Masat e tilla nuk mund të zbatohen për kohë të pacaktuar, siç edhe bëri Qeveria, sepse kështu personat në fjalë mund të dekurajohen për riintegrim në vendlindje. Për më tepër, sanksionimet pa kohëzgjatje të kufizuar nga Qeveria janë kundër logjikës së riintegrimit të personave në fjalë, për të cilët e njëjta Qeveri ka përpiluar Plan nacional për riintegrim”.
“Nuk mund të synosh riintegrim, në njërën anë, dhe të zbatosh sanksione pa kohëzgjatje të kufizuar, në anën tjetër. Mospërcaktimi i një kohe të kësaj përmase mund t’i nxisë personat në frustrime të mëtutjeshme dhe kërkim të alternativave tjera kriminale”, thotë Shabani.
Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e huaja, paraqet vepër penale, për të cilën parashihet dënim me së paku pesë vjet burgim.
Në bazë të të dhënave të organizatave joqeveritare, në luftërat e huaja, viteve të fundit, janë përfshirë 156 persona nga Maqedonia e Veriut. Në bazë të të dhënave zyrtare, 83 persona janë kthyer në këtë vend, ndërsa 30 prej tyre u është shqiptuar dënimi me burgim./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A