LAJMI I FUNDIT:

Arratiset peshku ‘përbindësh’ pas tharjes së liqenit në Kinë – mund t’i sulmojë edhe njerëzit

Arratiset peshku ‘përbindësh’ pas tharjes së liqenit në Kinë – mund t’i sulmojë edhe njerëzit

Ky peshk “përbindësh” i ka shpëtuar kapjes, pavarësisht se autoritetet kulluan një liqen të tërë në mes të paralajmërimeve se mund t’i sulmojë njerëzit.

Turma të mëdha kanë shkuar për ta gjuajtur aligatorin “garzë”, një peshk pushtues i ujërave të freskëta në formë siluri me dhëmbë të mprehtë, raporton Mirror.

Miliona të tjerë po ndjekin lidhjet e drejtpërdrejta nga “influencerët” në kërkimet që po bëhen tek liqeni Yechlan në pjesën qendrore të Kinës, transmeton Telegrafi.


Krijesa e cila besohet se është të paktën 62 centimetra e gjatë, për herë të parë u pa në mesin e qershorit nga një banor i qytetit Ruzhou.

Por që “garzë” mund të rritet deri në 3 metra, dhe origjina e saj daton prej para më shume se 100 milionë viteve, kjo sipas regjistrave të fosileve.

Ato për herë të parë u sollën në Kinë nga SHBA-të si kafshë shtëpiake, por që shumë njerëz i lëshuan ato në ujëra pasi ato u bënë shumë të mëdha.

Autoritetet kineze thanë se “garzë” i pakapshëm tani paraqet rrezik potencial ndaj ekosistemeve dhe njerëzve.

Dangen Gu, një ekspert i ekosistemeve ujore tek Institutin e Kërkimeve të Peshkimit në Lumin Pearl, deklaroi: “Kur një garzë lëshohet në një lum, liqen, ose fermë të peshqve, do të fillojë të gllabërojë gjithçka, gjë e cila mund të jetë një kërcënim i madh për ekosistemet vendase”.

Liqeni Yunchan, një hapësirë prej 30 hektarëve e mbushur me ujë artificial dhe bimë ujore, u kullua pasi që qeveria kaloi 2 javë duke provuar që ta kapin “përbindëshin”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori