Eksod te Chelsea: Priten nëntë largime, për ta thyer më pas rekordin e Real Madridit për më së shumti transferime brenda një afati
Pronari i Chelseat, Todd Boehly thuhet se po planifikon të lirojë nëntë lojtarë përpara mbylljes së afatit kalimtar – me Hakim Ziyech dhe Marcos Alonso në krye të listës.
Blutë kanë sjellë një mori yjesh të rinj duke përfshirë Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Marc Cucurella, Cesare Casadei dhe Carney Chukëuemeka deri më tani këtë verë.
Hakim Ziyech është një nga nëntë yjet që Chelsea kërkon të shesë para mbylljes së afatit të transferimeve.
Dhe londinezët perëndimor ende planifikojnë të shtojnë emra si, Wesley Fofana, Anthony Gordon dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Plus, një lëvizje për shokun e skuadrës së Aubameyang në Barcelonë, Frenkie de Jong është ende në radarët e tyre.
Blerja klubit nga Boehly dhe bashkëpunëtorët e tij, mund të bëjë që Blutë të shpenzojnë 400 milionë euro – duke thyer rekordin e Real Madridit të vitit 2019 prej 285 milionë euro.
Dhe Boehly planifikon të zvogëlojë skuadrën e Blues në mënyrë dramatike në mënyrë që t’i hapë rrugë prurjeve të reja, sipas Daily Express.
Emerson Palmieri duket se do të jetë ylli i parë që do të largohet pasi vulosi një transferim 18 milionë euro në West Ham.
SunSport zbuloi se Hammers ringjallën interesin e tyre për mbrojtësin dhe Fabrizio Romano pretendon se kalimi i tij në Londrën Lindore duhet të përfundojë sot.
I pakënaquri Hakim Ziyech mund të jetë i pari që do të largohet pasi vëllai i tij postoi një foto të tij me fanellën e Ajaxit, duke nxitur thashethemet se largimi i anësorit është i afërt.
Babai i Christian Pulisic la të kuptohej gjithashtu se djali i tij mund të ishte në lëvizje duke pëlqyer një postim në Twitter ku thotë se shefi i Bluve, Thomas Tuchel “shkatërron lojtarët”.
Alonso paketoi valixhet për Barcelonën javën e kaluar, por kalimi i tij në Spanjë thuhet se është penguar pasi skuadra e La Ligës duhet të regjistrojë nënshkrimet e tyre verore përpara se të sjellë dikë tjetër.
Të rinjtë Calum Hudson-Odoi, Trevor Chalobah, Ethan Ampadu dhe Billy Gilmour janë të gjithë gati për largime huazimi nga Stamford Bridge.
Hudson Odoi ka qenë në bisedime me Newcastle për një huazim, dhe Chalobah është duke u kërkuar nga Interi.
E ardhmja e Ampadu dhe Gilmour është më pak e sigurt pasi dyeshes nuk iu dhanë numrat e skuadrës përpara sezonit të ri.
As këtë sezon nuk ka vend për dyshen tjetër, Michy Batshuayi dhe Ross Barkley.
Wolves thuhet se janë të interesuar për Batshuayin, dhe megjithëse nuk ka pasur oferta të forta për Barkleyn, Blutë ia kanë ofruar atë ish-klubit të Evertonit dhe Aston Villas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe