LAJMI I FUNDIT:

ZRrE e shtynë ekzekutimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

ZRrE e shtynë ekzekutimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), njofton se bordi i saj ka marrë vendim që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të datës 2 shkurt, me të cilin pati miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kWh.

Përmes një komunikate për media, ZRrE bën të ditur se kjo është bërë pasi kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike.

“ZRrE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRrE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRrE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses”.


Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës, PSD me anë të një aksioni kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së
Lexo po ashtu Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës, PSD me anë të një aksioni kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

“Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRrE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, ZRrE thotë se të gjitha vendimet e bordit do të publikohen në faqen elektronike zyrtare www.ero-ks.org.

Anulimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës – të gjitha reagimet rreth aktvendimit të Gjykatës së Apelit
Lexo po ashtu Anulimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës – të gjitha reagimet rreth aktvendimit të Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Apeli ka njoftuar se ka gjetur që gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit.

“Është refuzuar si e pabazuar ankesa e të paditurës – kundër propozueses Zyra e Rregullatorit për Energji, me arsyetimin se janë të drejta dhe të ligjshme qëndrimet e gjykatës së shkallës së parë dhe se në rastin konkret janë plotësuar kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të paraparë me nenin 22 paragrafi 2 dhe 6 të Ligjit për Konfliktet Administrative”, thuhet në vendimin e Apelit.

ZRrE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRrE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori