LAJMI I FUNDIT:

Me moton “S’po shkohet në shkollë” protestojnë nxënësit e shkollave në Prishtinë – kërkojnë ngritjen e cilësisë në arsim

Me moton “S’po shkohet në shkollë” dhe pankartat “Cilësi në arsim”, “Barazi, siguri, arsim”, “Ku janë psikologët”…, nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë protestuar gjatë ditës së martë në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Protesta ishte organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Kosovar Youth Concil”.

Elion Ademi nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës tha për Telegrafin se qëllimi i protestës së nxënësve është përmirësimi i cilësisë së arsimit në shkollat e Kosovës.


“Ky është një marsh avokues,  të cilin e kanë mbledhur Këshilli i Nxënësve të Kosovës. Është një marsh që po bëhet për herë të parë në 29 komunat e Kosovës. Qëllimi kryesor i tij  është kthimi i fokusit në arsim dhe ngritja e cilësisë në arsim. Fokusi tjetër është që nxënësit të kenë siguri në shkollat e tyre”, tha Ademi.

Ndërsa, Ditjon Fetahu, drejtor Ekzekutiv i OJQ-së “Kosovar Youth Concil”, tha se nxënësit po kërkojnë infrastrukturë më të mirë shkollore, mësimdhënie dhe mësimnxënie më të avancuar.

“Protesta e sotshme që po mbahet në Prishtinë dhe njëkohësisht edhe në 29 komuna të tjera ka për qëllim kthimin e fokusit në arsim. Është bërë një studim i nxënësve në lidhje me problemet që i kanë nëpër shkolla dhe rezultatet janë tepër shqetësuese. Problemet janë nga më të ndryshmet, qoftë në infrastrukturë, qoftë mësimdhënie, qoftë në mësimnxënie. Pra nxënësit janë mbledh sot këtu së bashkë për të kërkuar më shumë fokus në arsim”, u shpreh ai.

Tutje Fetahu shtoi se prania e psikologëve nëpër shkolla është e domosdoshme dhe se 50 për qind e shkollave në Kosovë nuk kanë psikologë.

“Jo vetëm vajzat, por të dy gjinitë janë të prekur nga ngacmimet seksuale, fatkeqësisht. Kërkesat e nxënësve përmes fokusimit në arsim dhe kthimit të syve nga arsimi janë për ta rritur numrin e psikologëve nëpër shkolla. Në 50 për qind të shkollave nuk ka psikologë. Duhet të rritet prania e psikologëve nëpër shkolla. Duhet të rritet gjithashtu edhe numri i inspektimeve nga Inspektorati i Arsimit. Pra janë një grumbull kërkesash”, deklaroi Fetahu.

Denis Krasniqi, përfaqësuesi tjetër nga KNK, vlerëson se në librat me të cilat mësojnë nxënësit në Kosovë janë të vjetër dhe në të njëjtët ka tekste, të cilat diskriminojnë  gratë.

“S’po shkohet në shkollë, sepse ata libra që janë dhe me të cilat ne mësojmë kanë gabime dhe janë të vjetra. Janë po këta libra të cilat diskriminojnë gratë dhe kategoritë e tjera të margjinalizuara”, tha ai.

Krasniqi tha se në shkollat e Kosovës nxënësit e ndjejnë frikën e ngacmimit seksual.

“Nuk duam të shkojmë në shkollë sepse në shkollë, e gjejmë frikën e ngacmimit seksual nga ai apo ajo. E ai, apo ajo, janë 34.4 për qind të mësimdhënësve tanë. Dua të shkollohem dhe jo të ngacmohem”, theksoi Krasniqi.

Protesta në Prishtinë  ka nisur në orën 13:30 të së martës, kurse në komuna të tjera është organizuar në termine të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori