LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ka Benzema që po i çmend portierët ? Nga Ulreich, Karius e Donnarumma te Mendy, ‘viktimat’ e tij

Çfarë ka Benzema që po i çmend portierët ? Nga Ulreich, Karius e Donnarumma te Mendy, ‘viktimat’ e tij

Karim Benzema dhe portierët si viktima nuk është më një rastësi. Sulmuesi francez detyroi edhe një herë një gabim të portierit, në këtë rast të Edouard Mendyt, për të shënuar sërish për Real Madridin.

Presioni i sulmuesit francez përballë pavendosmërisë së portierit të Chelseat bëri që skuadra e Carlo Ancelottit të marr një fitore të madhe me rezultat 3-1 në “Stamford Bridge” 1.


Kjo është hera e katërt që francezi përfiton nga gabimet e portierëve në Ligën e Kampionëve.

Presioni i tij dhe ndjekja e topit deri në fund, ka bërë që shpesh portierët të gabojnë.

Sezoni 2017/18: Ndeshja e dytë gjysmëfinale, Real Madrid 2-2 Bayern Munich

Portieri i Bayern Munichut, Sven Ulreich, bëri një gabim flagrant për t’i dhuruar Benzemës një gol në minutën e 46-të.

Ajo ndeshje u mbyll në barazim 2-2.

Finale: Goli i Benzema në ndeshjen Real Madrid 3-1 Liverpool

Nuk është parë kurrë në një finale të Ligës së Kampionëve. Portieri i Liverpool, Loris Karius pësoi një gol mashtrues nga Karim Benzema.

Në minutën e 51-të, portieri i Liverpoolit kap lehtësisht një top të gjatë nga sulmuesi francez. Karius kërkon të shërbejë shpejt me dorë, por Karim vendos këmbën për të penguar dhe topi shkon ngjitur me shtyllën për të shënuar 1-0.

Liga e Kampionëve 2021/22: Raundi i 16-të Real Madrid 3-1 PSG

Karim Benzema bëri që Donnarumma të gabonte në “Santiago Bernabeu” dhe me presionin e tij ai përfundoi duke bërë që portieri i PSG-së të bënte një gabim.

Goli (1-1) do të hapi ndeshjen dhe rikthimi i madrilenëve ndaj skuadrës parisienë ndodhi.

Rasti i sotëm ndaj Chelseat

Me të filluar pjesa e dytë Karim Benzema kompletoi het-trikun me një gol që vetëm ai di ta shënojë.

Sikurse ndaj PSG-në, sulmuesi shkoi pas topit edhe pse ai ishte në këmbët e portieri Edouard Mendy, duke përfituar nga një pasim i gabuar i tij për ta quar topin në rrjetë për 3-1.

Ylli francez po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe tre golat e ndeshjes së sotme po e tregojnë këtë gjë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori