LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Drilon Cenaj

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Drilon Cenaj

Drilon Cenaj është futbollisti më i ri që ka nënshkruar me Prishtinën, duke hedhur firmën për një vit e gjysmë.

Ai kur ishte një veç u largua nga Kosova së bashku me familjen e tij për në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, ndërsa kthehet në vendlindje në moshën 24-vjeçare për ta vazhduar karrierën si futbollist  i FC Prishtinës.


Cenaj është zhvilluar si futbollist në Bosnje me ç’rast e ka nisur karrierën te FK Sarajevo. Cenaj që aktivizohet si mesfushor , si junior është transferuar te Chievo Verona në Itali teksa më pas i’u bashkua ekipit të parë të Salernitanës në Apenine.

Driloni ka luajtur edhe për CS Pandurii Targu Jiu (Rumani), Celic Zenica (B. Hercegovinë), Nyíregyhaza dhe Szentlorinc SE në Hungari para se t’i bashkohet Prishtinës.

Me t’u prezantuar te Prishtina, Cenaj e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është kënaqësi që jam bërë pjesë e saj. Në ekip më kanë pritur shumë mirë si bashkëlojtarët ashtu edhe stafi. I falendëroj të gjithë për pritjen. Atmosfera është shumë e mirë”.

“Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë dhe jemi duke punuar shumë mirë. Përgatitjet janë shumë të mira dhe mendoj se me këtë ritëm dhe punë do të jemi shumë lart”.

“Synimet e Prishtinës janë për pjesën lart në tabelë. Ka shumë cilësi në ekip dhe do të provoj që ta ndihmoj sa më shumë ekipin”, ka thënë Cenaj. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori