LAJMI I FUNDIT:

Episodi i katërt i podcast-it nga Hallakate: Gazi i Pixels vjen në 3GO

Episodi i katërt i podcast-it nga Hallakate: Gazi i Pixels vjen në 3GO

Pixels si mysafirë në 3GO!

Episodi 4 na sjell risi, ni strukturë tjetër të bisedës me plotë histori interesante! Gazmend Avdiu ose Gazi qysh e njohim na, është bashkëthemelues i produksionit Pixels, bashkë me vëllaun e tij Gëzimin.


Krejt ndryshe prej Hanës, ama po aq argëtus. Cilës Hanë?! Haaaaaaaaaaa! 🙊👇

3GO – Episodi 1

3GO – Episodi 2

3GO – Episodi 3

Mos ta nin s’i tregojmë kërkujt që nuk e ke pa deri tash. A Gazi, Gazi ça s’na kallxoj.

Kah piki Pixels?

Në nifar mënyre, edhe ato tepër të rastësishme, Gazi e gëzon suksesin e tanishëm falë arsimtarit të tij të BAT-it. BAT-i (Bazat e Arsimit Teknik) ka qenë ni landë në shkollën fillore. Ai e inkurajoi me marë pjesë në ni garë për kamerë, tu e konsideru edhe faktin që Gazit i punojke baba në televizion. Fillimisht i bike me përfaqësu shkollën, mandej garat kanë vazhdu në krahinore, republikane, federative, e kështu me radhë.

Përkundër që Gazi e ka vizitu babën e tij n’punë, ai kurrë nuk ka shpreh interesim për me u përzi te kamerat ma përpara. Sido që të jetë, vendosi me marë pjesë në gara në vitin 1990. Aty doli i dyti, me dyshimet se vendi i parë iu dha në baza politike një serbeje.

E rëndësishmja është që këtu nisi gjithçka!

Kamera udhëtare

Cila është historia e kamerës së parë të Gazit?

Jeta e kësajë kamere është më interesante se ajo e shumë njerëzve, fatkeqësisht.

Ajo e ka bo ni udhëtim të larmishëm jetësor derisa është kthy “full-circe” te Gazi prap. Në pika të shkurta, baba i Gazit e ka ble në Kroaci, ditën e parë të luftës së fundit atje. Ajo ka udhëtu me aeroplanin e fundit që është nisë prej Kroacisë në Serbi para zhvillimeve të luftës. Prej momentit që ka ra në durtë e Gazit, ajo kamerë ka xhiru gjithçka! Ka xhiru të fala për familjarë jashtë vendi, evente të gëzueshme familjare, deri te ngjarjet e rëndësishme historike e dëshmitarët e tyne, sidomos ato të luftës së fundit në Kosovë. Bile Gazi ka mendu edhe me ia dediku ni dokumentar kësaj kamere me titullin “Tregimi i tregimtarit”.

Dëgjojeni Gazin tu tregu se qysh kjo kamerë ka ecë përkrah UÇK-së, çka ka pa, qysh i ka mbijetu luftës e qysh është kthy prap në shpi t’vet.

Para, gjatë dhe pas luftës

Përveç xhirimeve individuale, Gazi bashkë me vëllain edhe babën e qelën Studio AA. Ky ke hapi i parë drejt kanalizimit të punës së tyne drejt biznesit. Blejtën edhe pajisje më të avancuara, të cilat u pritën me hajgare prej të tjerëve në fillim. Meqenëse njerëzit që janë marë me xhirime në atë kohë kanë qenë shënjestër e policisë, vëmendja e tyne u drejtu kah regjistrimi i rregullt i biznesit me krejt dokumentacionin e nevojshëm.

Në atë kohë kanë nisë me xhiru edhe video-spote muzikore, kah viti 96/7. Madje RTSH-ja si televizioni i vetëm që i shfaqte ato, e ndërroi programin e vet për shkak të këtyne projekteve muzikore. U kriju ni emision veç për shfaqjen e video-spoteve muzikore me shumicën e hyrjeve prej Kosovës.

Periudhën e para luftës së kësaj industrie, Gazi e përshkrunë ma shumë si komerciale sesa kreative. Rrjedhimisht, lufta sjellë edhe humbjet e mëdha të kësaj industrie në aspektin tregtar. E pas luftës, përveç investimeve për rimëkëmbjen e produksionit, treshja e hapi edhe një televizion të vetin. Sikur produksioni, televizioni u quajt AA.

Prej A-së deri në P… ixels

Nifar konfliki i interesit lindi mes produksionit edhe televizionit. Gazi edhe Gëzimi vendosin kshtu me e qelë Pixels, rreth vitit 2001.

Fakt interesant: Video-klipi i këngës së Aidës e Armendit – Arusha është një ndër spotet e para që është xhiru prej Pixels.

Pixels kanë punu me gati krejt estradën e atëhershme të industrisë muzikore në Kosovë. Përgjatë podcast-it, Gazi tregon plot histori interesante me personazhe të njohura edhe trika që i kanë përdorë gjatë punës së tyne me klipe. Mbi të gjitha, ai ndihet i arrimë kur njerëzit i tregojnë që janë rritë me klipet e Pixels. Me përqu emocion ka qenë edhe qëllimi fillestar i krejt punës së tyne. Ka ana tjertër, ky produksion edhe i ka përcjellë disa artista përgjatë ndritjes së tyne në famë. Disa prej tyne janë MC Kresha, Ledri, e Kaos, prej Remix me dosta e deri ku janë sot.

Çka tash?

Sipas Gazit, rinisë sot i mungon vetëdija se sa lehtë e kanë me mësu profesionin e tij në krahasim me të. Dëshira e tij është me pasë ma shumë gra në këtë fushë. Për momentin janë dy çika që punojnë te Pixels edhe mësojnë gjana të reja çdo ditë.

Në industrinë e xhirimit, ai e sheh filmin në rend të parë për kah zhvillimi, ndërsa spotet i dukën krejt njejtë. E sa për reklamat, ato janë prioritet i Pixels kohëve të fundit. Në podcast përmendet përvoja e të punuarit me çikat tona në judo edhe Tonin, trajnerin e tyne, për reklamën e fundit të Pixels.

Krejt kët’ podcast e përshkrujnë ma së miri dy hashtag-at që Gazi i përdor ma së shpeshti, #ilovemyjob edhe #iadoremyjob.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori