Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër mbledhje duke filluar nga ora 11:00.
Në rendin e ditës do të jetë pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes “Hortikultura” për vitin 2020.
Po ashtu do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 e që kanë të bëjnë me votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+),si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
Kryesia e Kuvendit në rend dite ka edhe pikën e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021 për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.
Përgatitjet për seancën plenare të radhës janë pika e pestë e rendit të ditës. Në seancën e re plenare, data e të cilës pritet të caktohet nesër, do të jenë
propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
shqyrtimi i parë i Projektligjit për Produktet Biocide, atij mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës 2022, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020, zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova