LAJMI I FUNDIT:

Facebook shkyç sistemin për identifikimin e fytyrave dhe shlyen të dhënat e miliarda përdoruesve 

Facebook shkyç sistemin për identifikimin e fytyrave dhe shlyen të dhënat e miliarda përdoruesve 

Facebook ka njoftuar se do të fikë sistemin e saj për identifikimin e fytyrës dhe do të shlyej gjurmët e fytyrave të miliarda njerëzve.

“Ky ndryshim do të prezantojë një prej ndryshimeve më të mëdha në përdorimin e identifikimit të fytyrave në historinë e teknologjisë”, ka thënë në një blog, Jerome Pesenti, zëvendëspresident i inteligjencës artificiale të kompanisë amë të Facebook, Meta, transmeton Telegrafi.

Më shumë se një e treta e përdoruesve të Facebookut kishin pranuar rregullat e sistemit të identifikimit të fytyrës. Që i bie rreth 640 milionë njerëz, e siç raporton AP, Facebook tashmë ka zvogëluar përdorimin e identifikimit të fytyrës, pasi që e kishte futur në funksion para më shumë se një dekade.


Kompania në vitin 2019 ndali praktikën e përdorimit të softuerit për identifikimin e fytyrës së miqve të përdoruesve në fotografi të caktuara, si dhe etiketimet automatike. Për shkak të këtij funksioni, kompania ishte dënuar në Illinois.

Disa qytete në SHBA ua kanë ndaluar policëve përdorimin e softuerit për identifikimin e fytyrave. San Francisko në vitin 2019 u bë qyteti i parë në SHBA që ndaloi këtë teknologji, pas kritikave shumëvjeçare duke cenuar privatësinë dhe liritë e qytetarëve. /Telegrafi/