LAJMI I FUNDIT:

Leo – roboti që ecë, fluturon dhe i aftë për “skateboard”

Leo – roboti që ecë, fluturon dhe i aftë për “skateboard”

Robotët që i kemi parë viteve të fundit nga Boston Dynamics, kanë treguar përparimin që është arritur në fushën e robotikës, sikurse edhe potencialin e tyre në treg.

Këta robotë lanë pa fjalë opinionin me mundësitë dhe aftësitë e tyre, e modelet sikurse Spot janë vërtetë mbresëlënës, transmeton Telegrafi.


Derisa robotët e Boston Dynamics mund të kryejnë funksione të caktuara – të vrapojnë, bëjnë salto dhe të bartin gjësende të ndryshme, një gjë megjithatë nuk mund ta bëjnë – të fluturojnë.

Me këtë funksion mund të lavdërohet një robot tjetër – Leonard (LEgs ONboARD drOne), përkatësisht Leo.

Shkencëtarët nga Institutit i Teknologjisë në Kaliforni – Caltech që e prodhuan këtë robotë, thonë se është një kombinim i robotit me ekstremitet e poshtme dhe atë të dronit – kurse për zhvillimin e tij u frymëzuan nga zogjtë.

Derisa zogjtë veprojnë shumë mirë në ajër, mund edhe të ecin dhe kërcejnë – kështu diçka e ngjashme është tentuar të bëhet edhe në Caltech.

Rezultatet e këtij projekti është prototipi Leo i cili mund të ecë, fluturojë dhe madje të lëvizë nëpër një tel dhe të bëjë “skateboard”.

Nga Caltech thonë se është roboti i parë që për të lëvizur përdor këmbët, por helika e ndihmon të ruaj baraspeshimin.

Me mundësitë e tij, Leo shtynë përtej kufijtë mes robotë humanoid dhe dronëve – ku me lëvizjet e tij pa ndonjë problem vepron nëpër çdo terren. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori