LAJMI I FUNDIT:

Partia e Apasievit: Pasi ta marrim pushtetin, do të angazhohemi për shfuqizimin e njohjes së Kosovës

Partia e Apasievit: Pasi ta marrim pushtetin, do të angazhohemi për shfuqizimin e njohjes së Kosovës

Partia “E Majta” që drejtohet nga Dimitar Apasiev përmes një komunikate është shprehur kundër marrëveshjeve të nënshkruara në seancën e përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Marrëveshja që është në mesin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara midis Albin Kurtit dhe Zoran Zaevit, lejon hyrjen, qëndrimin dhe tranzitimin e të ashtuquajturës “Forcat e Sigurisë së Kosovës” nëpër territorin e Maqedonisë. Justifikimi që përdoret për këtë akt të turpshëm është se forcat e Kosovës do të shërbejnë si ndihmë për sigurinë e Maqedonisë dhe reagim urgjent gjatë krizave. Por, këto janë gënjeshtra të dy vazalëve protektorat dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga realiteti” – thuhet në reagimin e partisë “E Majta”.

“Forcat ushtarake të Kosovës janë edhe një hap drejt realizimit të ëndrrës fashiste për Shqipëri të Madhe dhe do të shfrytëzohen si argument dhe frikë kundër çdo patrioti me mendje të lirë maqedonas, veçanërisht organizatave politike me karakter anti-imperialist. Pikërisht në këtë takim me Zaevin, Kurti tha se Kosova nuk do t’i ekstradojë kriminelët e rastit “Monstra”, që është edhe një akt të sabotimit të rendit juridik të Maqedonisë. “Levica” është kundër marrëveshjes së këtillë dhe angazhohet ta shfuqizojë edhe njohjen e Kosovës sapo ta marrë pushtetin. Nuk guxojmë të lejojmë që Maqedonia të shndërrohet Palestinë e Ballkanit” – thuhet në reagimin e partisë “E Majta” të Dimitar Apasievit.


Ndryshe, në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që u mbajt gjatë ditës së djeshme, u nënshkruan gjithsej 11 marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori