Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi: Është meritë ekskluzive e klubeve fakti se vitin tjetër Kosova do të paraqitet me katër ekipe në garat evropiane
Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me katër ekipe në garat evropiane.
Futbolli kosovar do të prezantohet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ku të drejtën e pjesëmarrjes do ta kenë: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në renditjen e Superligës.
Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në një prononcim për “Zeri.info” shprehet i lumtur me këtë lajm derisa thotë se merita për një gjë të tillë u takon ekskluzivisht investitorëve të klubeve tona.
“Lajmi se futbolli i Kosovës do të përfaqësohet me katër skuadra në arenën ndërkombëtare është tejet pozitiv. Ky lajm vjen falë punës së madhe që e kanë bërë klubet me investimet e shumta që janë bërë në futbollin tonë ndër vite. Ardhja e trajnerëve nga rajoni, lojtarëve më përvojë dhe atyre të huaj e ka ngritur nivelin e ligës dhe kjo është meritë ekskluzive e donatorëve e që sot po shpërblehet me katër skuadra në arenën ndërkombëtare”.
“Më herët edhe Feronikeli, Drita Trepça ’89 janë paraqitur denjësisht në Evropë. Edhe në këtë edicion po dëshmohet se cilësia në futbollin tonë nuk mungon pasi që jemi përballur denjësisht me skuadrat evropiane. Merita të mëdha kanë edhe organizatorët e ndeshjeve me stafet e tyre që e kanë bërë një punë të shkëlqyer derisa kemi pranuar edhe lëvdata për organizimin e ndeshjeve” ka thënë njeriu i parë i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.
Tutje Ejupi ka dhënë merita edhe për investitorët që kanë dhënë shumë para viteve 90-ta.
“Nuk duhet harruar as ata investitor që e kanë ndarë bukën e gojës pas pavarësimit të futbollit tonë në vitet e 90-ta si dhe pasluftës ku deri në pranim në vitin 2016 janë ndarë miliona euro”, shtoi Ejupi.
Tani që Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40 për qind e ligës tonë të jetë në garat ndërkombëtare.
Ejupi që është investitori më jetëgjatë në futbollin e Kosovës ndër klubet e Superligës, ka besim të plotë se brenda pak viteve, skuadrat kosovare do ta rritin edhe më shumë nivelin.
“Klubet tona tashmë kanë filluar që ta bëjnë një përvojë edhe në garat ndërkombëtare dhe shumë shpejt jam i bindur se do të arrijmë që të kalojmë më shumë xhiro në Evropë, do të promovojmë talentë si dhe futbollin kosovar në mënyrën më të mirë të mundshme”, pohoi për Zëri.info ndër të tjera Remzi Ejupi.
Merita të jashtëzakonshme në arritjen e objektivit që katër klube kosovare të marrin pjesë ne Evropë, ka pikërisht FC Prishtina.
Kjo skuadër në këtë edicion pa problem e kaloi fazën preliminare të Ligës së Kampionëve duke i mposhtur ekipet Folgore dhe Inter d’Escaldes me rezultat 2-0 derisa më pas u eliminuan nga gjiganti hungarez Ferencvaros.
Aventura e Prishtinës në Evropë vazhdon në Ligën e Konferencës derisa në ndeshjen e parë të turit të dytë e mundi në Prishtinë, kampionin e Uellist, CQ Nomads me shifrat 4:1. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Uells.
Ndryshe, Drita në xhiron e parë të Ligës së Konferencës e eliminoi Deçiçin e Malit të Zi, teksa në xhiron e radhës ballafaqohet me Feyenoordin e Holandës.
Llapi në vitin e parë në garat ndërkombëtare u eliminua që në xhiron e parë në Ligën e Konferencës nga FC Shkupi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ballkani për tre pikët, Dukagjini për befasi – formacionet zyrtare
Llapi dhe Feronikeli ’74 përballen në Zahir Pajaziti, formacionet zyrtare
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak