LAJMI I FUNDIT:

Marchisio tallet me anglezët që duan përsëritjen e finales së Euro 2020: Ku mund ta nënshkruaj peticionin?

Marchisio tallet me anglezët që duan përsëritjen e finales së Euro 2020: Ku mund ta nënshkruaj peticionin?

Claudio Marchisio ka përqesh Anglinë, duke thënë se ai është i gatshëm të nënshkruajë peticionin për të përsëritur finalen e Euro 2020 në mënyrë që Italia ta fitojë atë edhe 1000 herë.

Ka ende shumë bujë rreth triumfit të Italisë në Euro 2020 që erdhi pas një finale të luftuar fortë kundër Anglisë në penallti në stadiumin Wembley.


Sidoqoftë, fitorja e Italisë erdhi me polemikë dhe me disa tifozë anglezë të cilët madje kërkuan të përsërisnin finale për shkak të një faulli të Giorgio Chiellini ndaj Bukayo Saka.

Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan
Lexo po ashtu Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan

Reprezentuesi i Anglisë kaloi me shpejtësi Chiellinin, i cili tërhoqi kundërshtarin e tij dhe e rrëzoi në tokë nga jaka e tij. Mbrojtësit të Juventusit iu dha kartoni i verdhë, të cilin e pranoi pa protestë.

Ish-mesfushori i Italisë dhe Juventusit, Claudio Marchisio derdhi kripë në plagët e Anglisë me një cicërimë në Twitter, ku ai pyeti se ku mund ta nënshkruante peticionin, por për të gjitha arsyet e ndryshme.

Momenti kur Chiellini shpëtoi nga kartoni i kuq, për të marrë vetëm të verdhin në ndërhyrjen anti-sportive ndaj Sakas
Lexo po ashtu Momenti kur Chiellini shpëtoi nga kartoni i kuq, për të marrë vetëm të verdhin në ndërhyrjen anti-sportive ndaj Sakas

“Ku mund ta nënshkruaj peticionin për të përsëritur finalen e Italisë kundër Anglisë? Kështu që ne mund ta fitojmë atë edhe 1000 herë”, pyeti Marchisio.

Ndryshe, Marchisio u tërhoq nga futbolli në tetor të vitit 2019. Ai shënoi pesë gola në 55 paraqitje me Azzurrët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori