LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës intervenon në dëmet si pasojë e reshjeve, ende nuk dihet vlera e dëmeve

Komuna e Prishtinës intervenon në dëmet si pasojë e reshjeve, ende nuk dihet vlera e dëmeve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në kudër të Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se gjatë gjithë ditës ka punuar në teren me ekipet e saja emergjente (ato të mbrojtjes, shpëtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve), dhe në koordinim me Kabinetin e Kryetarit, u intervenua në pjesët ku ka pasur nevojë si pasojë e dëmeve nga reshjet e së dielës mbrëma.

Këto reshje kanë përfshirë të gjithë rajonin, duke mos kursyer as qytetin e Prishtinës por fatmirësisht pa dëme serioze.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, është angazhuar me të gjitha ekipet sot në terren dhe ka dalë në inspektim të punimeve dhe në mbështetje të qytetarëve të Prishtinës të prekur nga reshjet. Janë ndërmarrë një sërë intervenimesh në rrugët, lagjet, fshatrat dhe sheshet kryesore të qytetit, në të cilat janë liruar pusetat, zhbllokuar kanalizimet si dhe është kryer pastrimi i rrugëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Parqeve është bërë largimi i degëve dhe drunjëve të rrëzuara nga erërat dhe reshjet.


Komuna falënderon të gjitha ekipet dhe kompanitë që janë angazhuar në këtë. Ndërkohë që presim raportet finale të vlerësimit për të bërë të ditur edhe bilancin e dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve.

Konstatimet e hollësishme nga ky vlerësim do të ju dërgohen Drejtorisë së Inspekcionit, Drejtorisë së Investimeve Kapitale, KEDS-it dhe çdo organi tjetër relevant për ndërmarrjen e masave parandaluese dhe për sanimin e dëmeve.

Ashtu siç e kemi potencuar edhe mbrëmë, situata është nën kontrrollë dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori