LAJMI I FUNDIT:

Kurti pas takimit me Lajçak dhe Palmer: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së në dialog, i domosdoshëm

Kurti pas takimit me Lajçak dhe Palmer: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së në dialog, i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi sot se bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm.

Ai gjatë një takimi me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ka thënë se dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.

Kurti e vlerësoi të rëndësishëm takimin dhe kohën kur po ndodh ai – në prag të takimit në Bruksel, i paralajmëruar në mesin e qershorit, pas takimeve me liderët e opozitës dhe para diskutimit në Kuvend për procesin e kaluar të dialogut, marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nivelin e zbatimit të tyre.


​Osmani: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu ​Osmani: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Ambasada e SHBA-së, në faqen zyrtare në Facebook, takimet e Palmer dhe Lajçak me liderët e Kosovës i ka quajtur konstruktive.

Ndryshe, arsyeja e vizitës së Palmer në Kosovë është përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë vizitës së fundit në Brusksel, më 18 maj, kryeministri Kurti kishte deklaruar se takimi me Vuçiqin mund të ndodhë diku në mesin e muajit qershor. Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte deklaruar se shpreson që dialogu në nivel të lartë të ndodhë para 22 qershorit.

​Palmer: Marrëveshja Kosovë-Serbi është thelbësore për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane
Lexo po ashtu ​Palmer: Marrëveshja Kosovë-Serbi është thelbësore për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane

Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, citohet të jetë bërë edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori