Republika Popullore e Kinës ka mbledhur ADN-në e njerëzve për vite me radhë, dhe sipas Gordon Chang, autor i ‘The Coming Collapse of China’, “motivet e mbrapshta” të vendit duhet të shqetësojnë shumë Shtetet e Bashkuara.
Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, me mbi 80 milionë profile shëndetësore, Kina ka bazën e të dhënave më të madhe të ADN-së në botë, dhe kjo po vazhdon të rritet.
Në një intervistë me Fox News, Chang paralajmëroi se Kina planifikon të përdorë këtë informacion për të krijuar armë biologjike – të dizajnuara për të synuar grupe specifike etnike.
“Coronavirusi nuk është patogjeni i fundit që do të gjenerohet nga toka kineze. Dhe kështu duhet të shqetësohemi se sëmundja tjetër është më e transmetueshme dhe më vdekjeprurëse sesa coronavirusi i ri”, ka paralajmëruar Chang, shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi.
Sipas mediumit në fjalë, Kina thuhet se mbledh ADN-në e qytetarëve të saj për qëllime të zbatimit të ligjit, gjurmimin e disidentëve dhe formimin e një mbikëqyrje shtetërore të kontrolluar rreptësisht.
Madje, siç pretendon FoxNews, ata gjithashtu kanë gjetur mënyra për të marrë ADN-në e të huajve, përfshirë amerikanët.
Por si e marrin ata saktësisht këtë informacion të ndjeshëm?
“Blerja e kompanive amerikane që kanë profile të ADN-së dhe përmes piraterisë, ndër tjerash”, ka thënë Chang.
Për shembull, shkruan më tej FoxNews, në vitin 2015 u zbulua se Kina hakoi Anthem, kompania e dytë më e madhe e sigurimeve në SHBA. Dhe tani, Kina po përdor coronavirusin për të zgjeruar bazën e të dhënave të ADN-së duke kërkuar kodet QR të pranuara ndërkombëtarisht për udhëtime brenda dhe jashtë vendit dhe duke përdorur “diplomacinë e vaksinave”.
Ai vazhdoi duke thënë se “Pekini po përpiqet të shtrijë ndikimin e tij duke vënë në dispozicion vaksinën e tij”. Ndërsa, në të njëjtën kohë, “po bën mbledhjen e informacionit shumë të ndjeshëm për njerëzit jashtë Kinës”.
Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, Kina aktualisht ka pesë kandidatë për vaksina nda coronavirusit që kanë arritur në provat klinike të fazës 3 dhe faza përfundimtare e provave është zhvilluar në të paktën 16 vende duke përfshirë Brazilin, Turqinë, Marokun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dhe arsyet e Kinës për të dëshiruar këtë informacion përfshijnë dominimin e industrisë së bioteknologjisë e cila “është shumë e rëndësishme për ta”, tha Chang.
“Ata e përfshinë atë në iniciativën e tyre ‘Made in China 2025’”, theksoi ai,”i cili është një program i gjatë një dekade për të dominuar industri të caktuara”.
Arsyeja e dytë është diçka shumë më e keqe, sipas tij: “Kina ndoshta po përpiqet të zhvillojë sëmundje që synojnë jo vetëm të gjithë, por synojnë vetëm grupe të caktuara etnike ose racore”.
“Ne nuk duhet të lejojmë asnjë organizatë kineze ose të lidhur me Kinën të testojë ADN-në e amerikanëve. Dhe ne kemi për t’i thënë Kinës, ose ju pranoni një regjim inspektimesh ose po tërhiqemi nga konventa e armëve biologjike”.
Ndryshe, Kina ka mohuar pretendimet se pandemia e coronavirusit, për të cilën disa besojnë se doli nga një laborator qeveritar në Wuhan, ishte një armë biologjike.
Në 1984, Kina nënshkroi traktatin e Konventës së Armëve Biologjike dhe Toksike (BWC) që i ndalon ata të zhvillojnë, prodhojnë ose grumbullojnë armë biologjike ose toksike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot
Aviokompania amerikane vazhdimisht regjistron gabimisht 101-vjeçaren si fëmijë
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur