LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: Fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, pa kanalizim dhe ujë pa pije

Tetovë: Fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, pa kanalizim dhe ujë pa pije

Mbushin arkën e komunës me tatime e obligime tjera, por nuk kanë kanalizim dhe ujësjellës. Rrugët i kanë bërë me vetiniciative pas siç thonë banorët nga shteti asnjëherë nuk kanë marrë mbështetje financiare. Kjo është gjendja në fshatrat Poroj dhe Xhepcisht të komunës së Tetovës me mbi 8 mijë banorë

“Ka 128 firma aktive Puroj dhe Xhepçisht, me 8400 banor pra jepet një kontribut i madh në aspektin financiar për shtetin. Qeveria, shteti duhet të ketë parasysh kanalizimet, ujësjellësin që ta përmirësoj jetën e njerëzve. Premtime sizakonisht ka plot para zgjedhjeve mirëpo mbesin në sirtarët e komunave. Veç protestat kanë mbet të dalin banorët që të beht diçka, ndrysha ska gjë”.

“Jamat janë infektim maksimal, ska më keq, s`kemi dhe ku i çojmë. Premtime ka boll por punë jo aspak. Është matur disa herë kanalizimi, ende nuk ka filluar”.


“Ky vendbanim Poroj Xhepçisht është me më shumë tatim që paguan, asnjë investim as një bekatonkë nuk është vendosur. Ende mbytemi me jama, ndërsa vetëm dy kilometra e kemi Tetovën”.

“Poroji dhe Xhepçishti nuk janë fshatrat e vetme që janë pa kanalizim. Në gjendje të tillë është edhe Çarshia e Epërme në Tetovë. Këta banorë vite me radhë kërkojnë kanalizimin”.

Të pyetur për problemin në fjalë, në drejtorinë për veprimtari komunale të komunës së Tetovës, shkurt janë përgjigjur se, pa përfunduar kolektori i ujërave të zeza, nuk mund të fillojnë punët për ndërtimin e kanalizimit për vendbanimet e përmendura. Për dallim prej fshatrave Poroj dhe Xhepçisht ku nuk ka as projekt për investime në kanalizimin fekal, një gjë e tillë tanimë është bërë nga komuna e Tetovës, për fshatrat e Malësisë së Sharrit, por edhe atje ende nuk kanë filluar punimet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori