LAJMI I FUNDIT:

Zemaj viziton Lipjanin, QKMF-së i dhuron një aparat oksigjen-formues

Zemaj viziton Lipjanin, QKMF-së i dhuron një aparat oksigjen-formues

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë vizitoi sot Komunën e Lipjanit, ku u takua me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti dhe vizitoi, gjithashtu, edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ai u njoftua nga kryetari i Lipjanit për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale të Lipjanit lidhur me situatën rreth Covid-19 në këtë komunë.


Zemaj e njoftoi kreun e kësaj komune dhe autoritetet komunale të shëndetësisë për masat e ndërmarra nga Ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve.

Në takim janë shqyrtuar edhe nevojat e reja që i ka Kujdesi Parësor Shëndetësor në Komunën e Lipjanit konform situatës me Covid-19.

Me këtë rast, QKMF-së i është dorëzuar një aparat oksigjen-formues, siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-it, që këto ditë i kanë dorëzuar MSh-së 40 aparate të tilla për nevojat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori