LAJMI I FUNDIT:

BFI-Qeverisë: Ora policore për Bajram do të irritonte besimtarët

BFI-Qeverisë: Ora policore për Bajram do të irritonte besimtarët

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë me një letër të drejtuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i kërkon që të kenë kujdes gjatë vendimit për faljen e namazit të Bajramit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në letrën e dërguar më 18 maj, BFI thotë mes tjerash “Vënia e orës policore ashtu siç është paralajmëruar do të iritonte pa masë besimtarët islamë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizam nënkuptohet se kjo bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit, i cili falet njëherë në vit, namaz ky që zgjat vetëm 15 min. Ndërsa, namazi i sabahut do të falet në shtëpi.”


Në fund, udhëheqeësi i BFI-së, Sulejman Rexhepi, i thotë Qeverisë së Maqedonisë se qytetarët do të humbnin besimin tek organet kompetente nëse vendoset ora policore.

“Ju garantojmë se gjatë faljes së Fitër Bajramit do të respektohen të gjitha rekomandimet, të cilat implementohen gjatë faljes së namazeve ditore nëpër xhami” thuhet në fund të letrës së BFI-së drejtuar qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori