LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Rimëkëmbja e Telekomit duhet të jetë synim i përbashkët i të gjithëve

Kurti: Rimëkëmbja e Telekomit duhet të jetë synim i përbashkët i të gjithëve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari vizituan sot Telekomin e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hana, e njoftoi Kurtin mbi gjendjen e tanishme në Telekom, planet e saj dhe parimet mbi të cilat do ta zhvillojë veprimtarinë e saj.

“Gjendja në Telekom ka qenë duke u përkeqësuar nga viti në vit për shkak të keq menaxhimit të deritanishëm. Duke qenë në krizë financiare, ndërmarrja është ballafaquar me probleme për të mbuluar pagat e punëtorëve kurse investimet e vazhdueshme në teknologji, të cilat janë qenësore në performancën e Telekomit, kanë munguar gjatë. Për këto arsye dhe jo vetëm, Telekomi ka nevojë për masa të shpejta dhe të menjëhershme. Ato do të përfshijnë riorganizimin strukturor, uljen e shpenzimeve, rishikimin e kontratave dhe investimet në teknologji”, tha Hana.


Në anën tjetër, Kurti theksoi rëndësinë e angazhimit të profesionistëve të dëshmuar të fushës në këtë ndërmarrje, si e vetmja mënyrë për të rimëkëmbur këtë ndërmarrje me rëndësi të veçantë strategjike.

“Rëndom, ajo është keqpërdorur me qëllim falimentimin e saj dhe është keq menaxhuar me qëllim përfitimin personal prej saj. Qeveria e Kosovës, duke qenë aksionar i plotë i Telekomit, do t’i dalë partner asaj. Rimëkëmbja e Telekomit duhet të jetë synim i përbashkët i të gjithëve, sepse kush ia dëshiron të mirën Telekomit ia dëshiron të mirën Republikës së Kosovës dhe anasjelltas”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori