Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një sulm të ashpër ndaj drejtorit në detyrë të shërbimit sekret kombëtar të Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit.
Kështu shkruan mediumi prestigjioz britanik, The Guardian, sipas të cilit Kurti e ka akuzuar Grenellin edhe për ndihmën në rrëzimin e ish-qeverisë së tij me qëllimin për të arritur një fitore të shpejtë diplomatike për presidentin Trump.
Siç kujton The Gurdian, përcjell Telegrafi, Kurti po qëndron si kryeministër në detyrë pasi partnerët e tij të koalicionit u kthyen kundër tij në një votim parlamentar muajin e kaluar që u inkurajua nga diplomatët amerikanë.
Kjo sipas mediumit britanik u prit me mosbesim midis shumë kosovarëve, të cilët dëshironin që qeveria të përqendrohej në luftimin e coronavirusit.
“Kurti pranoi se kriza kishte një dimension lokal, por akuzoi Richard Grenell, i cili është duke punuar në një marrëveshje të mundshme që Serbia të njohë Kosovën, se ishte ‘përfshirë direkt’ në nxitjen e votës së mosbesimit”, shkruan The Guardian.
Mediumi britanik citon gjithashtu një deklaratë të Albin Kurtit të dhënë gjatë një konference për shtyp të mbajtur përmes një lidhje-video nga Prishtina, në të cilën ka thënë se “Qeveria ime nuk u rrëzua për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”.
Një besnik i Trumpit, siç e quan mediumi britanik ambasadorin Grenell, është ambasadori amerikan në Gjermani dhe gjithashtu u emërua kohët e fundit si drejtor në detyrë për inteligjencën kombëtare, duke koordinuar punën e 17 agjencive të inteligjencës amerikane.
Dhe The Guardian vë në pah se ai më parë shkaktoi polemikë në Berlin duke thënë se dëshironte të “fuqizonte” forcat e djathta në Evropë.
“Ajo që atij [Grenell] i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clintonin, Bushin dhe Obaman, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor”, citohet të ketë thënë Kurti.
Ai gjithashtu, thuhet më tej, akuzoi Grenellin se nuk ishte i interesuar për përmbajtjen e çfarëdo marrëveshje dhe se ishte përqendruar vetëm në marrjen e “nënshkrimit në fund të letrës” sa më shpejt të jetë e mundur.
The Guardian vlerëson se pas dështimit të Trump për të bërë përparim në një marrëveshje me Korenë e Veriut ose në Lindjen e Mesme, është e mundur që Shtëpia e Bardhë tani e sheh Ballkanin si basti më i mirë për një përparim diplomatik, por që “koha po mbaron para zgjedhjeve të nëntorit”.
“Beogradi nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës. Një marrëveshje do të hapte rrugën që Kosova të zërë një vend në OKB dhe që të dy vendet të bëhen anëtare të BE-së në të ardhmen. Aspekti më i diskutueshëm i diskutimeve ka qenë biseda për një shkëmbim të mundshëm të territoreve. Bisedimet paralele midis dy vendeve janë zhvilluar nën kujdesin e BE-së”, shkruan më tej The Guardian.
Mediumi britanik në fund shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dëshmuar më i pritshëm sesa Kurti për parakalimet e SHBA-së, dhe të dielën Grenell shkroi në Twitter se kishte folur me Thaçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “për të bërë të qartë se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje” për dialog.
Ai mohoi që ai ose dikush tjetër në diskutime kishin përmendur një shkëmbim të territoreve.
Gjithashtu, kujton se Thaçi ka shkruar në Twitter të dielën se do të formojë një qeveri të re këtë javë, megjithëse është e paqartë nëse ai mund ta bëjë këtë me kushtetutë pa zgjedhje të reja.
Kriza e Covid-19 duket se do të bënte zgjedhjet dhe çdo protestë madhore kundër situatës, tani për tani të pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A