LAJMI I FUNDIT:

Capital T publikon këngën e re “Flex”

Capital T publikon këngën e re “Flex”
Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Rep-artisti i njohur, Capital T, i cili krahas muzikës merret me aktivitete të shumta, nuk është duke u ndalur së prodhuari këngë.

Ai tash e një kohë gjendët në tregun muzikor, ku ndër vite numëron hite të shumta që janë pëlqyer nga fansat e muzikës së tij.


Kësaj radhe, Capital T ka vendosur të publikojë projektim më të ri të titulluar “Flex” karshi gjendjes aktuale nga pandemia COVID-19.

View this post on Instagram

#FLEX ma n’fund 😈💜 link in bio…

A post shared by Capital T (@truekapo) on Apr 18, 2020 at 8:12am PDT

Si në shumicën e projekteve të tij, edhe në këtë të fundit është përkujdesur producenti Rzon, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperi. Xhirimin e videos muzikore e ka bërë produksioni Sekuencë Studio, ndërsa në klip gjendet vetëm Kapo me një modele.

Projekti muzikor tashmë gjendet në të gjitha platformat digjitale, ndërsa videoklipi është lansuar në YouTube. /Telegrafi/