Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Ronald Reagan argumentoi që rivalitetet midis kombeve do të zhdukeshin nëse bota pushtohej nga alienët. Ish-presidenti amerikan ishte tepër optimist.
Sot, ShBA dhe Kina po përballen me një kërcënim të përbashkët në formën e koronavirusit. Larg bashkëpunimit të dy rivalëve, pandemia duket se po forcon konkurrencën e tyre.
Ju mund të mendoni se Kina po nuhat një mundësi në këtë krizë. Koronavirusi ka nxjerrë dobësitë e Amerikës, ndërsa shumë nga pikat e forta të saj përkohësisht janë të parëndësishme.
Makina më e fuqishme ushtarake në botë nuk mund të përdoret kundër një virusi.
Mungesa e mbulimit me kujdes shëndetësor universal është papritmas një kërcënim jo vetëm për të varfrit, por për tërë shoqërinë amerikane. Të dy sistemet, ekonomike dhe politike amerikane, janë duke u goditur.
Një në 10 punëtorë amerikanë ka humbur punën brenda tre javësh. Të dy palët republikanët dhe demokratët dyshojnë se pala tjetër do të përdorë pandeminë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Paul Krugman, ekonomist dhe kolumnist, argumentoi kohët e fundit se vetë demokracia amerikane është në rrezik.
Ndërkohë, qeveria kineze pretendon se ka vënë nën kontroll pothuajse plotësisht transmetimin e brendshëm të virusit.
Kombinoni stabilizimin relativ të Kinës, me kërcënimin e një Depresioni të ri të Madh dhe të një krize të thellë politike në Amerikë, dhe është qartë se çfarë mund të shkaktojë Covid-19, në raportet mes ShBA-së dhe Kinës. Mund të shënojë edhe fundin e primatit amerikan.
Ky debat rreth rënies së ShBA-së, natyrisht po vazhdon prej dekadash. Duke e trajtuar gjerësisht, unë kam qenë në kampin “e rënies” – duke argumentuar se erozioni i hegjemonisë amerikane është edhe i vërtetë, edhe i pashmangshëm.
Por, në të njëjtën kohë, unë jam përpjekur të kujtoj dy çështje të rëndësishme që shërbejnë si një kontroll real për “një ide fikse dhe teprim me rënien”.
Pyetja e parë është: në cilën monedhë në botë besoni më shumë? Pyetja e dytë: në cilin vend, jashtë vendit tuaj, do të dëshironit të çonit fëmijët tuaj në universitet ose për punë?
Për shumicën e klasës së mesme globale, përgjigjet e këtyre pyetjeve kanë qenë, përkatësisht, dollari dhe ShBA. Nëse kjo vazhdon të ndodhë pas pandemisë, atëherë epërsia amerikane do ti mbijetojë Covid-19.
Këto dy masa të fuqisë amerikane mund të duken thelbësore. Por ato kanë rëndësi për të huajt.
Tërheqjet e universiteteve dhe kompanive të Amerikës janë një masë e aftësisë së vendit për të tërhequr talente nga e gjithë bota, ndërsa përhapin idetë dhe praktikat amerikane. Ai gjithashtu përfaqëson një votëbesim për stabilitetin dhe hapjen e ShBA.
Pikëpamjet politike që njerëzit i mbështesin janë ndonjëherë më pak domethënëse sesa mënyra se si sillen. Një gjë që Xi Jinping dhe Barack Obama kanë të përbashkët është se që të dy presidentët i kanë vajzat me studime në Harvard.
Në të kundërt, edhe Pekini po përpiqet të tërheqë studiuesit më të mirë kinezë për të punuar në Kinë. Programi “Mijëra Talente” ka tërhequr akademikë kryesorë duke u siguruar paga të shkëlqyera dhe lehtësira kërkimore.
Por, disa akademikë, që shkuan në Kinë nga ShBA, janë trembur nga atmosfera politike atje. Është më kërcënuese se çdo gjë që kishin hasur në Amerikën e Donald Trumpit.
Sigurisht, ekziston mundësia që ShBA të bëhet një vend më pak tërheqës për të huajt pas pandemisë. Një rritje e ksenofobisë, një recesion i thellë dhe i gjatë, një kërcënim i vërtetë për liritë politike – të gjitha bashkë, ose ndonjëra prej tyre, do të dëmtonin fuqinë e Amerikës.
Gjithçka do të mbetet ‘në dorën’ e një dollari të fuqishëm. Ndërsa dominimi ushtarak i ShBA-së është gjithnjë e më i kontestuar, roli global i dollarit si një strehë e sigurt dhe monedhë kryesore për tregti është i pa sfiduar.
Kjo përkthehet në një fuqi të madhe politike. ShBA mund të përdorë sanksione për të mbyllur një vend apo një kompani jashtë sistemit të dollarit. Dhe, duke qenë se është monedha globale, sanksionet arrijnë në mbarë botën.
Pyesni Iranin ose oligarkët rusë për këtë. Ndërsa shumë fuqi të huaja e kundërshtojnë fuqinë e dollarit, ende asnjë vend tjetër nuk ka një monedhë që gëzon të njëjtin respekt.
Por, përgjigjja e ShBA ndaj koronavirusit mund të provojë edhe besimin e botës tek dollari. Paketa e stimulit prej dy trilionë dollarë që kaloi, do të thotë se borxhi kombëtar i ShBA-së, i cili u rrit ndjeshëm në vitet e Trumpit, do të rritet akoma më tej.
Ndërkohë, bilanci i Rezervës Federale po zgjerohet gjithashtu duke u blerë vetëm bono të Thesarit, por edhe borxhin e korporatave. Nëse një vend i “Botës së Tretë” do të sillej kështu, kokat e mençura në Uashington do të paralajmëronin se kriza ishte pranë.
Ekziston kështu rreziku që edhe monedha amerikane ta humbasë besimin në botë. Bisedat e ashpra nga politikanë të shquar amerikanë se Amerika duhet të mos paguajë borxhin amerikan në pronësi të Kinës, si dënim për Covid-19, sigurisht nuk ndihmojnë.
Por, ShBA ndihmohet nga fakti se që të gjitha alternativat e dollarit ende duken më keq. Pandemia ka ngritur frikën e krizës së re të euros. Dhe, Kina ende përdor kontrollet e monedhave, nga frika e kërkesës së kinezëve për të larguar paratë nga vendi.
Alternativa të tjera të mbrojtura ndaj dollarit – si ari, bitcoin – janë po ashtu larg. Slogani në monedhën e gjelbër është: “Me besim tek Zoti”. Oreksi i botës për dollarë dërgon përsëri mesazhin e nënkuptuar – “Me besim tek Amerika”. Nëse ky besimi i mbijeton koronavirusit, kjo do të jetë edhe përparësia amerikane. /Burimi: Financial Times/Përktheu: Mapo.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Shtyhet seanca kundër grupit famëkeq “AlbKings” - viktimë e tyre edhe Anisa Veseli e Big Brother Kosova
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale