LAJMI I FUNDIT:

Kriza e emigrantëve në Greqi: Qendrës së refugjatëve i vihet flaka, derisa tensionet janë në rritje

Kriza e emigrantëve në Greqi: Qendrës së refugjatëve i vihet flaka, derisa tensionet janë në rritje

Zjarri e ka kapluar një qendër refugjatësh në Lezbos të Greqisë, derisa tensionet vazhdojnë të jenë në rritje, lidhur me lejimin e kalimit të emigrantëve nga Turqia.

Gjatë ditës së djeshme, flakët e kanë kapluar qendrën One Happy Family, që ndodhet afër Matilinit, nuk dihet se si është ndezur flaka, vetëm se nuk raportohet për të lënduar, transmeton Telegrafi.

Ditëve të fundit, ka pasur shumë trazira në Lezbos, si pasojë e lejimit të emigrantëve nga Turqia dhe shtimit të madh të numrit të tyre.


Qindra emigrantë kanë mësyrë për në këtë ishull, që kur presidenti Rexhep Tajip Erdogani ia “hapi dyert”, që t’ju mundësojë të hyjnë në Evropë.

Mirëpo, Erdogan e ka kthyer pjesërisht pozicionin e tij, pasi i urdhëroi roja bregdetare të mos i lejojnë refugjatët që ta kalojnë detin Egje për të shkuar në Greqi, sepse nuk është i sigurt.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar presidentin Erdogan, se po i shfrytëzon refugjatët për qëllime politike, ndërsa i kërkuan që t’i mbyllë ‘dyert’.

Deri në të njëjtën kohë, ka shpërthyer dhuna në kufi me Greqinë dhe Turqinë, ku forcat kufitare janë përleshur me refugjatët që donin të hynin ilegalisht.

Policia greke i ka rrahur dhe zhveshur shumë refugjatë, duke i detyruar që të qëndrojnë në atë formë derisa temperaturat ishin të ulëta.

Refugjatët janë përpjekur t’ju kundërvihen policëve ne gurë dhe mjete tjera të forta, ndërsa kërkonin që të hynin në tokën greke, që të vazhdojnë më pas për në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori