LAJMI I FUNDIT:

MASHTI njofton se në cilat shkolla sot nuk është mbajtur mësimi

MASHTI njofton se në cilat shkolla sot nuk është mbajtur mësimi
Foto: Arkiv

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka mbledhur informata nga komunat e Kosovës, pas motit të lig që ka shkaktuar dëme në disa komuna dhe si rezultat, komunat kanë vendosur që të mos zhvillohet procesi mësimor për sot, 6 shkurt 2020.

Sipas informatave nga terreni, në shkollat e Istogut, Klinës, Kamenicës dhe Dragashit, gjatë ditës së sotme nuk po zhvillohet mësimi.


Në Prishtinë punojnë të gjitha shkollat, përveç shkollave “Mitrush Kuteli” dhe “Tefik Çanga”.

Në Lipjan nuk punohet sot vetëm në shkollat “Ibrahim Krasniqi”– Smallushë dhe “Rexhep Aklapi” – Akllap, ndërsa në Mitrovicë nuk punohet në katër shkolla.

Në Shtime (Pjetërshticë), shkolla “Idriz Ajeti” punon me orar të shkurtuar, sikur edhe në Ferizaj ku shkollat po punojnë me vështirësi dhe disa prej tyre me orar të shkurtuar, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, në Prizren, mësimi po zhvillohet me vështirësi në zonat e thella malore, si Nëpërgosht, Manastericë dhe Llukficë. Ndërsa, në Pejë janë pesë shkolla ku nuk po zhvillohet mësimi.

Në Komunën e Vitisë mësimi nuk ka filluar në ndërrimin e parë në shkollat ”Mirali Sejdiu” në Gërmovë dhe ”Hysen Tërpeza” në Tërpezë, për shkak të ndërprerjes së rrymës, por pritet të mbahet mësimi në ndërrimin e dytë.

MASHTI bën të ditur se të gjitha shkollat, të cilat e kanë ndërprerë mësimin për shkak të kushteve atmosferike, do t’i zëvendësojnë orët e humbura, po ashtu MASHTI njofton se do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje situatën e krijuar si rrjedhojë e motit të lig dhe do të jetë në mbështetje të komunave për të krijuar kushte për normalizimin e procesit mësimor aty ku ka vështirësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori