LAJMI I FUNDIT:

Chrome do të lansojë së shpejti sistemin që paralajmëron nëse është vjedhur fjalëkalimi

Chrome do të lansojë së shpejti sistemin që paralajmëron nëse është vjedhur fjalëkalimi

Vetëm nëse jeni shumë të vëmendshëm dhe keni krijuar një fjalëkalim të sigurt, ka mundësi që ta përdorni atë në më shumë se një llogari.

Megjithëse keni dëgjuar për shume shkelje dhe krime kibernetike, që bëhen me këto fjalëkalime, sërish vazhdoni të mos e bëni kujdesin e duhur në internet, transmeton Telegrafi.


Google Chrom është duke punuar, që ta bëjë shumë më lehtë për përdoruesit, që të kuptojnë, nëse ndonjë nga fjalëkalimet është vjedhur dhe po përdoret nga dikush tjetër.

Brenda disa javësh, do të krijohet ky aplikacion, që aktivizohet kur kuptohet se i njëjti fjalëkalim po përdoret edhe në llogari tjera, për të cilat Chrome ka të dhëna të mjaftueshme.

Derisa Chrome ende nuk e ka lansuar këtë mundësi, iu rekomandohet të vizitoni ndonjë ueb-faqe që menaxhon fjalëkalimet, si dhe të ndryshoni në fjalëkalime të ndryshme për çdo llogari. /Telegrafi/