LAJMI I FUNDIT:

Martinez: Hazard është Jordani i futbollit, do ta fitojë Topin e Artë

Martinez: Hazard është Jordani i futbollit, do ta fitojë Topin e Artë

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e ka përshkruar Eden Hazardin si Michael Jordan i futbollit dhe sipas tij ylli i Real Madridit mund ta fitojë Topin e Artë.

Hazard, i vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë – kaloi nga Chelsea te Real Madridi në një transferim që ishte i bllokuara para fillimit të sezonit.


Reprezentuesi belg ka treguar ndezje të shkëlqimit të tij, duke fituar lëvdata për shfaqjet e tij para se të pësonte një frakturë të vogël të kyçit të këmbës.

Hazard ende në paterica, rrezikon të mungojë në El Clasico
Lexo po ashtu Hazard ende në paterica, rrezikon të mungojë në El Clasico

I pyetur për Hazard, trajneri Martinez e krahasoi kapitenin e belgëve me legjendën e Chicago Bulls dhe të NBA, Michael Jordan, ndërsa shtoi se ai mund ta fitojë Topin e Artë.

“Unë e shoh Hazardin duke fituar Topin e Artë. Ai ka rolin e të qenit një fitues i Topit të Artë”, ka thënë Martinez programit Cadena Ser.

“Ajo që ai ka bërë është nivel i Topit të Artë dhe ai gjithmonë është i pranueshëm për çmimin”.

“Ai e ka bërë atë në Chelsea dhe në Francë [Lille]. Është e vështirë për një të huaj të jetë në referencën e një projekti që punon për të fituar ligën”.

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  
Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  

“Ai është një lojtar i pasimit të fundit, një Michael Jordan. Hazard është Michael Jordan i futbollit”, përfundoi trajneri i Belgjikës.

Hazard , i cili ka shënuar një herë këtë sezon – do të humbasë El Clasicon kundër Barcelonës më 18 dhjetor për shkak të një frakture të vogël në kyçin e këmbës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori