Mospajtimet rreth ndarjes së pozitave kryesore në udhëheqjen e institucioneve të reja si dhe përplasjet politike nga e kaluara, sipas analistëve politikë, mund të shihen ndër arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e kanë të vështirë ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës.
Ndonëse të dy partitë tashmë kanë deklaruar se janë dekoruar 100 për qind për programin qeverisës dhe numrin e ministrive, në momentin kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa i filluan negociatat për ndarjen e pozitave udhëheqëse, bisedimet u ndërprenë për të vazhduar gjatë javës.
Njohësit e zhvillimeve politike, konsiderojnë se ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ende mospajtime për çështje të caktuara.
Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë se ka dakordime mes dy partive që pritet ta formojnë qeverinë, por ka edhe shumëçka që ato nuk janë pajtuar.
“Realiteti është që përkundër vullnetit të madh për të bërë një qeveri, një koalicion, marrëdhëniet nga e kaluara këto dy parti nuk i kanë pasur të mira dhe reflektojnë në procesin e ndërtimit të koalicionit. Megjithatë këto dy parti nuk kanë alternative tjetër veç se të arrijnë një marrëveshje mes veti”, tha Rashiti.
Por, në këtë rrafsh mbetet pezull pozita e presidentit të Kosovës, e cila nga pranvera e vitit 2021 do të mbetet boshe pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Zyrtarët e LDK-së nuk e kanë fshehur se duan që ta sqarojnë edhe pozitën e presidentit të ardhshëm me marrëveshjen eventuale Kurti – Mustafa (Vetëvendosje – LDK).
Rashiti thotë se jo të gjitha pozitat kushtetuese do të duhej të ishin pjesë e negociatave për marrëveshje politike ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.
“Koalicioni është për të ndarë apo për të formuar qeverinë e jo edhe postet e tjera kushtetuese, siç janë posti i presidentit e të tjera. Besoj se këto tema do ishte dashur të ndodhin në kohen kur t’iu vjen radha. Kjo ka të bëjë ende edhe me pasigurinë e votave në kuvend për formimin e qeverisë”, tha Rashiti.
Sipas tij, ende ka disa paqartësi sa i takon çështjes së negociatave me partitë e tjera të komunitete, por jo vetëm.
“Edhe nuk e kemi parë një vendim zyrtar definitiv se a do të negociojnë me dikë tjetër apo jo”, tha Rashiti.
Ndërkaq, Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, tha se vonesa në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve përbën një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në prolongimin e finalizimit të marrëveshjes së dy subjekteve për një koalicion qeverisës.
Ai thotë se është inkurajues fakti që këto subjekte kanë punuar në dakordimin e pikave programore dhe në zvogëlimin e dikastereve qeveritare.
Kryeziu thekson po ashtu se procesi është më i vështirë tash kur po diskutohet për marrje të përgjegjësive apo dhe për emra potencialë që do të udhëheqin me këto dikastere.
“Posti i presidentit nuk do duhej të ishte pikë ndarëse në arritjen e këtij koalicioni. Kjo çështje nuk do të duhej të ishte temë e bisedimeve në këtë kohë. Zgjedhja e presidentit kërkon nevojën e një konsensusi më të gjerë politik, përtej koalicionit LVV-LDK. Gjithashtu duke marrë parasysh nevojën për reformim të sistemit zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë, koalicioni aktual nuk do duhej ta bënte veten peng të një zgjidhjeje të padiskutuar mirë dhe të arritur pa një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik”, thotë Kryeziu.
Ai thotë se vonesat janë të dëmshme dhe prolongojnë trajtimin e shumë veprimeve institucionale dhe prioriteteve që kanë mbetur pa u dhënë zgjidhje si arsye e mungesës së konsolidimit të institucioneve.
Njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se vonesat në formimin e qeverisë së re mund të shkaktojnë paqartësi e huti te qytetarët. Ata thonë se rruga më e mirë do të ishte ajo e konstituimit të kuvendi dhe më pas të vazhdohet me negociatat për formimin e qeverisë.
Në anën tjetër, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë dashur të flasin për veprimet e ardhshme apo pengesat të cilat janë shfaqur ne takimin e liderëve. Deri më tash nuk është raportuar për ndonjë takim të shpejt mes këtyre dy subjekteve politike.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë ishin të parakohshme dhe pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pasi që Gjykata Speciale e Kosovës për krime lufte me seli në Hagë, e kishte ftuar atë në intervistë në cilësinë e të dyshuarit.
Zgjedhjet e mbajtura e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti politike, gjatë mandatit të kaluar ishin në opozitë, kurse tani po negociojnë rreth koalicionit qeverisës. Ndërkaq partitë që ishin në pushtet, pritet që në mandatin e institucioneve të reja që do të formohen, të kalojnë në opozitë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Voziti 117 km/h në zonën 60, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe ndërmerren masa të tjera ndaj tij
MPB: Janë gjetur 14 migrantë në rrethinën e Kumanovës, katër prej tyre të mitur
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj