Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Greqisë Nikos Dendias sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Dendias, krahas me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev. Tema kryesore gjatë bisedave do të jenë europrespektiva e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, bashkëpunimi bilateral dhe marrëveshja e Prespës.
Siç kumton MPJ, është paraparë që Dimitrov dhe Dendias të mbajnë takim tet-a-tet, pas së cilës do të vijojnë biseda plenare mes delegacioneve të dy ministrive. Temë e bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi politik dhe ekonomik si dhe perspektiva evropiane e vendit tonë dhe rajonit.Gjithashtu është paraparë të shqyrtohen edhe mundësitë për përparimin e dialogut politik mes dy vendeve, në dritë të implementimit të obligimeve nga marrëveshja e Prespës.
Dendias në prag të vizitës, në një deklaratë ekskluzive për MEDIAL-n thotë se vjen në vendin fqinj së shpejti aleat i NATO-s me mbështetje të fuqishme për eurointegrimin e saj.
Greqia punon në marrjen e iniciativave konkrete, me qëllim që BE-ja të japë dritë jeshile për vendin tonë. Shefi i diplomacisë greke e shprehu edhe mbështetjen e fuqishme të Greqisë për perspektivën evropiane, jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por të tërë Ballkanit Perëndimor, politikë e cila, siç thotë, përmes Agjendës së Selanikut, Athinën e kanë vendosur në prioritetet e Bashkimit Evropian.
“Mbështetja jonë për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Unionin është dhënë. Punojmë në atë dhe ndërmarrim iniciativa konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë në BE, me qëllim që sa më shpejtë që është e mundur, në këtë drejtim, të sillet vendim pozitiv në Union. Natyrisht, ajo që nënkupton është se nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të zvogëlohet intensiteti i përpjekjeve për harmonizim me standardet evropiane. Njëjtë siç nënkuptohet edhe se nga ana e Greqisë, do të ketë mbështetës të fuqishëm në këtë tentim të saj”, thotë Dendias.
Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, shefi i diplomacisë greke thotë se ai është obligues për të dy vendet dhe shton se zbatimi i saj i plotë do të thotë edhe nxitje shtesë për zhvillim më të madh dhe prosperitet të popujve tanë.
“Respektimi i saj është parakusht për vijim të papenguar evropian të Maqedonisë së Veriut dhe prandaj duhet tërësisht dhe vazhdimisht të zbatohet. Zbatimi i plotë do të thotë lëshim i provokimeve nga e kaluara, do të thotë konsolidim i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektim të përbashkët. Do të thotë nxitje shtesë për zhvillim më të madh dhe prosperitet të popujve tanë”, thekson Dendias.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Qeveria i kërkon Komunës së Tetovës të ndërpresë punimet për stadiumin e ri, reagon Bilall Kasami
Shala për koalicion pas zgjedhjeve: Vetëvendosjes, “hendek” e jo vija të kuqe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251