LAJMI I FUNDIT:

Subjektet politike dhe kandidatët për deputet që kanë paraqitur ankesat në PZAP

Subjektet politike dhe kandidatët për deputet që kanë paraqitur ankesat në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019.

PZAP-i i ka pranuar 53 ankesa të bazuara, ku në 52 prej tyre ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.


PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1 mijë e 472 vendvotime
Lexo po ashtu PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1 mijë e 472 vendvotime

Ndryshe në vendimin A386-2019 të PZAP-it janë bërë të ditura ankesat e parashtruara nga subjektet politike dhe kandidatët për deputet.

Në vendim thuhet PZAP-i ka pranuar në tërësi të bazuara apelet e paraqitura nga subjekti politik Samostalna Liberalna stranka (SLS).

Po ashtu sipas vendimit PZAP ka pranuar në tërësi të bazuara apelet e paraqitura nga disa deputetë të subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Apelet e paraqitura në PZAP janë: nga kandidati për deputet Hysni Gërguri, nga kandidati për deputet Adem Salihaj, nga kandidati për deputet Muharrem Sfarqa, nga kandidatja për deputete Besa Beqiri Zejnullahu, nga kandidati për deputet Xhavit Uka, nga votuesi Agji Kurtaj, nga votuesi Selajdin Kurtaj, nga kandidati per deputet Visar Hoti, nga kandidati per deputet Florian Dushi, shkruan Telegrafi.

Në vendim të PZAP-it thuhet se edhe disa kandidatë për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë parashtruar apele.
Këto apele të paraqitura janë: nga kandidatja për deputete Xhevahire Izmaku, nga kandidatja për deputete Kosovare Murseli, nga kandidati për deputet Elmi Reqica, nga kandidati për deputet Gazmend Bytyqi si dhe nga votuesi Ervin Shabani.

PZAP ka pranuar edhe apelet nga kandidatët për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si nga kandidatja për deputete Arjeta Rexhepi, nga kandidati për deputet Sylejman Meholli, si dhe apeli Anr.484/2019 i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Ndësa PZAP-i ka pranuar pjesërisht të bazuar apelet e paraqitura nga nga kandidatja për deputete Duda Balje nga Koalicioni Vakat. Po ashtu  PZAP ka pranaur pjesërisht të bazuar apelin e paraqitur nga subjekti politik koalicioni NISMA-AKR-PD, dhe nga subjekti politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE).

Ndryshe në këtë vendim të PZAP-it janë paraqitur edhe arsyetimet se përse janë pranuar këto apele nga subjektet politike dhe kandidatët e lartëcekur.

PZAPi thekson se kundër këtij vendimi është e lejuar ankesa sipas nenit 118 par.4 të LZP-së, në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda 24 orëve, nga momenti i marrjes së pranimit të këtij vendimi.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor.

KQZ deklarohet pas vendimit të PZAP-it për ankesat e partive politike
Lexo po ashtu KQZ deklarohet pas vendimit të PZAP-it për ankesat e partive politike

Kjo është bërë e ditur  nga Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së në një konferencë për media.

Ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet që e obligojnë këtë institucion./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Kalo në kategori