LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Sigurimeve: BQK nuk e ka trajtuar në mënyrë reale gjendjen nëpër të cilën po kalon industria e sigurimeve

Shoqata e Sigurimeve: BQK nuk e ka trajtuar në mënyrë reale gjendjen nëpër të cilën po kalon industria e sigurimeve

Shoqata e Sigurimeve nëpërmjet një njoftimi për media konsideron se BQK nuk e ka trajtuar në mënyrë reale gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon industria e sigurimeve.

“Ne vlerësojmë se raporti i aktuarit ka vërtetuar në mënyrë të saktë matematiko-shkencore se ndryshimi i tarifave në shkallë prej 36,56% është mëse i domosdoshëm për të evituar kolapsin e industrisë së sigurimeve, për shkak se i gjithë opinionin i gjerë është dëshmitar i numrit të madh të aksidenteve të komunikacionit dhe rrezikimit të jetës dhe pasurisë së qytetarëve. Një numër i madh i këtyre aksidenteve është me fatalitet ku shumë njerëz fatkeqësisht humbin jetën në këto aksidente. Në këto raste janë kompanitë e sigurimeve ato të cilat sipas ligjit janë të vetmet që e kanë përgjegjësinë për zhdëmtimin dhe kompensimin dëmeve materiale dhe jo-materiale dhe zbutjes së dhimbjeve të qytetarëve e sidomos familjeve të viktimave”, thuhet në njoftim.


BQK refuzon kërkesat e kompanive të sigurimit për rritje çmimi
Lexo po ashtu BQK refuzon kërkesat e kompanive të sigurimit për rritje çmimi

Kjo shoqatë thekson se me aprovimin e raportit të aktuarit, Rregullatori do të zbatonte ligjin për BQK-në, duke mbajtur stabilitetin financiar të vendit tonë në evitimin e kolapsit të një industrie shumë të rëndësishme për vendin siq është industria e sigurimeve.

“Me mos aprovimin e kërkesës së tarifave, BQK nuk ka marr për bazë interesin në rend të parë të polic-mbajtësve. Kjo bazuar se raporti i aktuarit ka treguar dhe shtjelluar nevojën urgjente për veprim duke ndryshuar tarifat aktuale. Duke qenë se industria e sigurimeve është nën mbikëqyrje të BQK-së si rregullator, dhe duke u bazuar në vendimet e rregullatorit normalisht se do të jemi detyruar t’i zbatojmë vendimet e tyre, mirëpo gjithnjë do të kërkojmë që ndryshimi i tarifave ta ketë trajtimin e vet bazuar në raportet aktuaristike të cilat përcaktojnë tarifën e duhur për rrezikun që e marrin”, thekson Shoqata e Sigurimeve.

Ndër të tjera Shoqata e Sigurimeve edhe një herë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes, duke vozitur sipas kushteve dhe rregullave të komunikacionit në mënyrë që të ruajnë jetën e vet, jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe pasurinë e tyre.

Ndryshe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim që të refuzoj kërkesat e kompanive të sigurimit për rritje të çmimit të policave të sigurimit për 36,5 për qind, por ka kërkuar nga ato që çmimin e policës së sigurimit ta përshtatin me inflacionin në vendin tonë./Telegrafi/