LAJMI I FUNDIT:

Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore

Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore

Në Pazarin e Krujës ka një larmi kostumesh popullore dhe shumica e tyre janë të punuara me dorë me fije ari, nga gratë krutane të cilat vazhdojnë ende pasionin e të punuarit të tyre në mënyrë tradicionale.

“E kam pasur pasion qëndisjen që në moshë të vogël, pasi jam rritur me një gjyshe e cila ka endur boçat e gjithë grave krutane. Në fëmijërinë time e kam nisur duke qëndisur për kukullat dhe sot kam biznesin tim me kostume popullore tradicionale”, tha Elida Çela. ”Një jelek do gati një muaj punë të përfundojë, pasi punohet me fije ari dhe është një punë mjaft delikate e cila kërkon pasion. Por, ka gjithashtu dhe fitim”.

Veshje me fustanellë apo xhubletë, këpucë me apo pa xhufka, veshje me tirq apo çitjane, versionet e ndryshme të kostumeve popullore të trashëguara ndër breza apo të punuara së fundmi, e bëjnë eksplorimin e veshjeve në këtë pazar një eksperiencë më vete. /ata/


Në trend Kultura

Më shumë
Mary Ann, nëna që për hir të fëmijëve pranoi të quhet “gruaja më e shëmtuar në botë”

Mary Ann, nëna që për hir të fëmijëve pranoi të quhet “gruaja më e shëmtuar në botë”

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

BABA

BABA

GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

JANË LOTË QË …

JANË LOTË QË …

Bisedat me Omer Kaleshin...

Bisedat me Omer Kaleshin...

Kalo në kategori