Të paktë mund të jenë ata shqiptarë, të cilët nuk kanë dëgjuar për Bjeshkët e Namura. Bukuritë natyrore në Parkun e Thethit janë ndër më të rrallët që mund të shohësh në vendin tonë.
Majat e Alpeve që shkëlqejnë prej rrezeve të diellit, pyjet e dendur të pishave, lulet e ndryshme dhe lumi i Thethit, e bëjnë fshatin e vogël me të njëjtin emër, një qendër te vërtetë të pasurisë natyrore dhe jo vetëm.
Thethi është një nga pikat turistike malore më të njohura në Shqipëri. Në mes të Bjeshkëve të Namura dhe pjesë e Parkut të Paqes, peizazhet natyrore por edhe mikpritja e njerëzve në këtë vend, tërheqin mijëra turist vendas e të huaj.
Turistet e parë në Theth vijnë që në orët e para të mëngjesit. Grupe të organizuara nisen drejt shtegut të majave të Ballkanit. Pjesë e tyre janë edhe dy zviceranet Sibly dhe Fritz.
“ Shqipërinë e zbuluam nëpërmjet një reviste. Kemi 4 ditë që qëndrojmë në Theth. Na pëlqen shumë thjeshtësia e këtij vendi dhe tani do të ndjekim rrugën për në majat e Ballkanit, shtegun drejt Valbonës. Njerëzit janë shumë të përzemërt”, shprehet Sibly.
Por ka edhe nga ata të cilët janë rikthyer serish në Theth. Hungarezët Adam dhe Laslu, të apasionuar pas motoçikletave thonë se do të rikthen sërish.
“Kemi udhëtuar mes Serbisë, Malit të Zi dhe tashmë jemi këtu, në këtë vend të mrekullueshëm. Është hera e dytë që e vizitoj Shqipërinë dhe mikpritja është fantastike. Askush nuk e di se sa e mrekullueshme është mikpritja shqiptare, por ju kam thënë të gjithëve se është më e mira në Europë. Do të kthehem sërish, bashke me miqtë e mi këtë herë”, rrëfejnë ata.
E ndërsa në Theth, shtëpitë tradicionale janë duke u pakësuar shpejt, pasi vendin e tyre po e zënë bujtinat, ka edhe nga banorë të cilët përpiqen të ruajnë historinë e të parëve.
“Kjo është shtëpia e babës tim dhe është ndërtuar përpara 168 viteve. Jam munduar që të ruaj strukturën që ka pasur shtëpia më përpara”, shprehet Mark Zef Kaceku, banor i Thethit.
Por Thethi nuk ka vetëm bukurinë e natyrës. Muzeu etnografik i Dukagjinit, i ndërtuar në një shtëpi tipike të fshatit, është një prej objekteve që patjetër duhen vizituar.
“Këtu ka qenë votra ku gatuhej buka, ndizej zjarri dhe rrinin njerëzit. Zakonisht i pari i shtëpisë rrinte pranë zjarrit” , shprehet Zef Bardhi, studiues i entografisë.
Vizitorët nuk mungojnë as në kishën e vetme të Thethit, një ndër pikat me të njohura te fshatit të vogël malor.
Kjo kishë është një nga ndërtesat më të vjetra të Thethit. Ajo ka rezistuar 300 vite, ndërkohe qe ka patur funksione jo vetëm si kishë, por edhe si shkollë e maternitet.
‘Është djegur dy herë nga zjarri dhe është ndërtuar sërish nga thethianët. Herën e tretë e dogji komunizmi”, thotë, Gjergj Harusha, kujdestar i kishës.
Përballë kishës qëndron Kulla e Ngujimit, e cila është një ndër të paktat që është ruajtur prej qindra vitesh.
“Kjo kullë ka 4 shekuj që është ndërtuar. Ka funksionuar si për pajtimin e gjaqeve. Ka një shekull që nuk funksionin sepse nuk ekziston më kanuni i Lekë Dukagjinit”,. Thotë Sokol Koçeku ,trashëgimtar i Kullës së Ngujimit.
Por edhe pse ajo mban emrin Kulla e Ngujimit, ne të vërtetë kjo godine ka shërbyer për pajtimin e gjaqeve.
“Quhet kështu sepse nuk dihej nesh gjaqet do të pajtoheshin dot apo jo. Kjo kullë ka qenë si një gjykatë, që as lejohen të gjithë e as dënohen të gjithë”, rrëfen koçeku.
Nga Thethi, nuk mund te largohesh pa dëgjuar edhe tingujt e parë të muzikës në një kohë kur instrumentet nuk ekzistonin. Por si vegël muzikore përdorej një gjethe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“I hyrën në veturë dhe e goditën me thikë disa herë” – kërkohet paraburgim për të dyshuarit që tentuan ta vrisnin 23 vjeçarin në Ferizaj
Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi do të vazhdojë më 3 shkurt
Stigma, armiku i fshehur i të mbijetuarve të dhunës seksuale
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës