Në studimin e parë, të cilin e kanë bërë hulumtuesit në tri universitete prestigjioze, 113 çifte të cilat sapo janë ndarë u janë përgjigjur pyetjeve mbi marrëdhënien me ish-in
A do të duhej të praktikonit marrëdhënie seksuale me ish-partnerin? Për të mirën e shëndetit tuaj emocional mendja juaj ju thotë jo.
Mirëpo, gjykuar sipas dy studimeve të publikuara në revistën shkencore Archives of Sexual Behavior, seksi me ish-partnerin fare nuk është gjë e keqe dhe nuk do të ngadalësojë procesin e ngushëllimit, madje edhe nëse ndarja nuk ka qenë e dhembshme.
Në studimin e parë, të cilin e kanë bërë hulumtuesit në tri universitete prestigjioze, 113 çifte të cilat sapo janë ndarë u janë përgjigjur pyetjeve mbi marrëdhënien me ish-in, transmeton Telegrafi.
Disa nga pyetjet kanë qenë – a kanë pasur kontakt fizik, sa besnikë ndaj tyre kanë qenë dhe si janë ndier emocionalisht në fund të ditës.
Në hulumtimin e dytë, të cilin e kanë bërë po ata shkencëtarë, 372 njerëz i kanë pyetur se si janë ndier pas seksit me ish-at, përkatësisht a kanë qenë ende emocionalisht të lidhur me ta.
Të dy hulumtimet kanë konstatuar se seksi me ish-in përfundimisht nuk shkakton më shumë “thyerje të zemrës”, madje edhe atë e bëjnë disa herë, siç kanë thënë shumica të përfshirë në hulumtim.
Pastaj, ata të cilët kanë thënë që ndihen më shumë të lidhur emocionalisht për ish të dashurit e tyre, më së shumti kanë kërkuar seks, me siguri për shkak se përpiqen ta plotësojnë vrimën e dhembshme emocionale e cila është krijuar për shkak të ndarjes.
Mirëpo, ajo çka ndoshta është edhe më e rëndësishme, hulumtuesit kanë zbuluar që marrëdhënia seksuale me ish-in nuk ka shkaktuar që individët të ndihen më keq për shkak të ndarjes. Përkundrazi, janë ndier më pozitivisht për shkak të gjithë situatës.
Udhëheqësja e hulumtimit Stephanie Spielmann nga Universiteti WayneState në Detroit, thotë se në vend të gjykimit, më me dëshirë duhet përkushtuar reflektimit mbi motivimin pas dëshirës për seks me ish-in. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kadifja me vija
Dashuri apo obsesion?
Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë shumë më shpejt se burrat, tregon një studim i ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje