LAJMI I FUNDIT:

E dini në cilën moshë bën ta lini fëmijën vetëm në shtëpi?

E dini në cilën moshë bën ta lini fëmijën vetëm në shtëpi?

Nuk do të jetë keq të informoheni para se për herë të parë ta lini fëmijën vetëm në shtëpi.

Çdo prind brengoset kur duhet ta lërë fëmijën vetëm në shtëpi. Sado që të jetë i rritur, fëmija juaj për ju ai gjithmonë është i vogël dhe nuk do të mund të jetë rehat nëse mbetet vetëm, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pyeteni veten se a do të prisni që ta kaloni këtë situatë vetëm atëherë kur fëmija të arrijë moshën e tinejxherit.


Nuk ekziston këshillë e thjeshtë apo informacion i saktë kur fëmijën mund ta lini vetëm në shtëpi, aq më parë që askush kurrë nuk mund të parashikojë rrethanat me të cilat mund të ballafaqohet fëmija.

Megjithatë, mund t’i bëni disa gjëra në mënyrë që të përgatisni terrenin për aventurën e këtillë.

Në rend të parë, njihuni mirë me komshinjtë dhe shikoni se kush mund t’ju ndihmojë nëse situata komplikohet dhe fëmijës tuaj i nevojitet ndihma.

Gjëja tjetër që duhet ta bëni është që të studioni sjelljen e fëmijës tuaj dhe të vlerësoni se sa është i përgjegjshëm.

Çdo fëmijë është individ për vete dhe nuk janë të gjithë njësoj të pjekur në të njëjtën moshë.

Nuk do të duhej t’i lini fëmijët para se t’i mbushin 10 vjet, së paku jo më shumë se gjysmë ore në ditë. Pastaj lëreni një orë dhe gjithë kohës ndiqni emocionet e fëmijës.

Nëse frikësohet, atëherë do të duhej të hiqni dorë nga e gjithë kjo.

Kur t’i mbushë 13 vjet fëmijën mund ta lini pa u brengosur në shtëpi edhe disa ditë pa mbikëqyrje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur

Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur

Manikyr dhe pedikyr
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Për nënat
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori