Nga dobitë e deri te efektet tek të sëmurët – gjithçka që duhet të dini për Glutenin
Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb.
Kjo i jep bukës dhe brumërave formën, teksturën dhe volumin. Meqenëse gjendet në tre drithërat më të përdorur, gjen përdorim edhe në ushqime tjera që përmbajnë këto drithëra si mielli, buka, pastat, drithërat e mëngjesit, supat dhe birra.
Gluteni nuk gjendet në fruta, perime, mish dhe produkte të qumështit, peshk, vezë, fara dhe fasule.
Për personat me sëmundjen e celiakisë – që i përbën rreth 1% të popullatës, konsumimi i produkteve me gluten shkakton reaksion imunologjik mjaft të fortë për të dëmtuar mukozën e zorrës së hollë, e cila është përgjegjëse për absorbimin e nutrientëve.
https://www.instagram.com/p/Bp7QipVnoa5/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=8x8ef2zbk5d9
Kjo shkakton simptoma si dhimbje në pjesën abdominale, fryerje, diarre, humbje në peshë dhe kequshqyerje, si pasojë e mos – absorbimit të nutrientëve që i marrim nga ushqimi. Prandaj, personat me sëmundjen e celiaksë duhet të jenë tejet të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë, dhe të edukohen mirë se cilat ushqime përmbajnë gluten.
Disa prej tyre që përdoren çdo ditë, si p.sh malta apo proteina bimore e hidrolizuar gjenden në supa, sosëra, produkte të mishit të procesuara(virshlle, sallamë, përshutë). Prandaj, leximi me kujdes i etiketave ushqimore, është i domosdoshëm për personat me celiaki.
Përveç sëmundjes së celiakisë, tashmë ka dalë edhe një term tjetër lidhur me intolerancën ndaj glutenit që quhet ‘ndjeshmëri ndaj glutenit’. Përkundër sëmundjes së celiakisë, nuk ka një test të mirëfilltë diagnostikimi për ndjeshmërinë ndaj glutenit.
https://www.instagram.com/p/Bn8tjAanedu/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=51dlcs0li6h2
Ndjeshmëria ndaj glutenit karakterizohet me simptoma si fryerje në pjesën abdominale, diarre apo konstipacion. Për personat që dyshojnë se kanë ndjeshmëri ndaj glutenit, eliminimi i glutenit për një kohë, dhe ri-kthimi i tij në dietë do të ishte një mënyrë e mirë për të identifikuar problemin.
Studimet rreth ndjeshmërisë ndaj glutenit janë kontradiktore, ku te disa studime është gjetur se dieta pa gluten nuk përbën ndonjë ndryshim, e te disa tjera se i redukton problemet me tretje, fryerjen, disponimin dhe lodhjen.
Për personat që preferojnë të ndjekin një dietë pa gluten, duhet t’a dijnë se eliminimi total i drithërave mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, për shkak se privohen nga nutrientët si fibrat, antioksidantët, vitaminat B dhe mineralet si hekuri, magnezi apo seleni. Prandaj, duhet të gjenden alternativa të shëndetshme dhe pa gluten.
https://www.instagram.com/p/Bn1CqJnBZL2/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=14wfldgay2mwf
Këtu përfshihen drithërat/fasulet dhe farat si:
Orizi/mielli i orizit
Misri/mielli i misrit
Mielli
Tëshëra – e specifikuar si pa – gluten/Miell tërshëre pa gluten
Meli
Kuinoa
Amaranti
Fasulet e ndryshme(fasulet e bardha, kuqe, zeza)
Thjerrëzat
Qiqrrat/mielli i qiqrrave
Farat chia
Farat e lirit
Bajamet/mielli nga bajamet
Ushqimet tjera të specifikuara si pa- gluten (buka, pastat, drithërat e mëngjesit)
Të gjitha këto produkte mund t’i gjeni te Dyqani BIO në Veternik, në Facebook & Instagram apo t’i porosisni online në Dyqani – BIO – Gjirafa Mall.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025