LAJMI I FUNDIT:

Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin nga flakët që përfshinë fshatin grek: E pashë flakën në mal, menjëherë u shfaq edhe në kopshtin tim (Foto)

Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin nga flakët që përfshinë fshatin grek: E pashë flakën në mal, menjëherë u shfaq edhe në kopshtin tim (Foto)

Të mbijetuarit e tmerruar, rrëfyen se fshati në tyre në Greqi, u përfshi nga flakët enorme brenda pak minutave.

Zjarri ka depërtuar nëpër Mati, që është 40 kilometra larg Athinës, duke lënë 74 njerëz të vdekur, qindra të lënduar, bashkë me qindra shtëpi dhe vetura të djegura, transmeton Telegrafi.

Flakët që u përhapën me ‘shpejtësinë e dritës’ arritën prej malit në bregdet brenda disa minutash, duke shpërndarë shtëllunga tymi, që ishin shkaktare të shumë ngufatjeve të njerëzve.


Ata që arritën të shpëtojnë, treguar se si kaluan nëpër fatkeqësi të mëdha, para se të kalojnë natën në plazh nën qiellin e hapur.

“Sapo e pashë zjarrin që kishte përfshirë malin dhe pas dhjetë minutash ishte në kopshtin tim”, ka thënë 60-vjeçarja Athenasia Oktapodi, shtëpia e së cilës është e rrethuar nga pisha të mëdha që u ndezën me lehtësi.

Bashkë me shumë fqinjë, ajo ka hyrë në det dhe ka qëndruar për disa orë, duke shikuar të pashpresë se si po ju digjej prona dhe vendbanimi.

Zjarri në Athinë, së paku 60 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zjarri në Athinë, së paku 60 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar (Foto/Video)

Aleka Papariga, që dikur ishte pjesëtare e një partie politike, ka thënë se ”Policia provonte të na udhëzonte që të largohem nga flakët, por ne thjesht nuk mund të largoheshim. Kishim ngecur në trafik dhe flakët ishin mbi ne, vështirë e gjetëm një hapësirë dhe ikëm në det”.

Turistët kanë thënë se ata vraponin pa ditur se ku po shkojnë, ndërsa pemë që digjeshin shembeshin gjithandej. Me të dalë në plazh, ata drejtoheshin për në në barkat e peshkatarëve, që i dërgonin në pjesë më të sigurta.

“Malet rreth plazhit ishin të tërat në zjarr, ne po qëndrim në ujë, sepse era sillte degë të shkëputura. Mbi ne vazhdimisht binte hi”, ka thënë Paulina Corvisier, një turiste nga Lyoni i Francës.

Nikos Stavrinidis, që kishte disa ditë që po qëndronte me bashkëshorten në shtëpinë e tyre të Mati afër Rafinës, ka thënë se vrapoi nëpër tym të dendur, derisa arriti në plazh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi

Greqia
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Botë
Kalo në kategori