LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku te Drita? Trajneri sqaron gjithçka rreth të ardhmes

Bunjaku te Drita? Trajneri sqaron gjithçka rreth të ardhmes
Albert Bunjaku është falënderuar nga shumica e lojtarëve për atë që ka bërë për Përfaqësuesen e Kosovës

Albert Bunjaku nuk do ta marrë drejtimin e kampionëve të Kosovës, Drita nga Gjilani.

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka dërguar një reagim ku ka sqaruar gjithçka rreth të ardhmes së tij.


Lajmi se Bunjaku do ta marrë drejtimin e Dritës bëri bujë të madhe por që nuk është i vërtetë.

Bunjaku ndër tjera ka treguar se ka qenë në bisedime me gjigantin turk Bursaspor, ndërsa momentalisht ka një ofertë konkrete nga një klub elitar i Suedisë.

Më poshtë keni sqarimin e plotë të ish-trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaku:

“Më duhet të sqaroj lajmin e publikuar kinse unë Albert Bunjaku paskam finalizuar marrëveshjen me klubin Drita.

Unë asnjëherë nuk mund të mbylli dyert të asnjë klub, madje edhe mundësinë e kthimit tim në Kosovë, që në realitet ka mundësi dhe projekte interesante të cilat këto kohë jam duke i konsideruar me shumë interesim.

Momentalisht agjenti im konkretisht është duke u marr me vetëm një kontratë të një klubi elitar suedez, por që në fakt Suedia nuk është prioritet për mua në këtë fazë.

Duhet cekur që në muajt që lamë pas kam qenë në bisedime me disa klube të ligës së parë në Turqi, si Bursaspor me të cilat shkuam në bisedime deri tek faza finale, por edhe me disa klube tjera me të cilat vazhdimisht ka bisedime.

Pra, gjithmonë jam i hapur për oferta, po për edhe një kohë të shkurtë jam duke analizuar të gjitha mundësitë që kam e pastaj të vendosi për më të mirën”, ka shkruar Bunjaku në reagimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori