Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, është njëra ndër aktivistet e para politike në Kosovë, në situatat më të vështira.
Tërmkolli, në “Personale” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për momentet kur votoi kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989ë.
“Isha 24 vjeçare në atë kohë. Miratimi i atyre amendamenteve ishte diçka shumë e dëmshme për Kosovës. Ishte vullneti i qytetarëve që na shtyri të votonim kundër atyre amendamenteve”.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, ka thënë se kishte shumë persona që shiteshin si delegatë në atë seancë ishin nga sigurimi i shtetit.
“Kishte disa persona që fare nuk ishin delegatë, por bënin presione në forma të ndryshme për të votuar ato amendamente për ndryshime kushtetuese. Kuptova se shumica prej tyre ishin njerëz të sigurimit të shtetit”, deklaroi ajo, përcjell Telegrafi.
Tërmkolli tha se kishat, xhamiat e shkollat ishin vatra të aktiviteteve politike në ato vite.
“Aktivitetin politik e bëmë nëpër kisha, xhamia e shkolla, por aktivitetin kryesor politik e kishim në klubin e Shoqatës së Shkrimtarëve, por mbledhjet nuk ishin të gjata për shkak të rrethanave”.
Për periudhën e luftës, aktivistja e LDK-së, tha se ishte e rrezikshme futja në një luftë të shpejtë, sepse rrezikohej ekzistenca e shqiptarëve në Kosovë.
“Është e vërtetë që LDK-ja nuk e ka dashtë luftën në atë periudhë kohore, sepse rrezikohej qenia e jonë. Një luftë, në atë kohë, ishte rrezik i madh për ekzistencën e shqiptarëve në Kosovë”, ka deklaruar ajo, duke thënë se personalisht ishte ndër themelueset e Ministrisë së Mbrojtes.
Tërmkolli ka folur edhe për tentim atentatin ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“UNMIK-u nuk ka dashur të zbardh atentatin ndaj presidentit Rugova. Ai i ka pasur të gjitha të dhënat për Kosovën, pasi ishte e pamundur me gjithë atë personel, me një administratë disa mijëshe, të mos zbardh atentate që kanë ndodhë në dritën e diellit, po më duket pak e pamundur”, deklaroi Tërmkolli.
Përgjegjësi për mos zbardhen e vrasjeve të pasluftës ish-ministrja i ka hedhur edhe LDK-së.
“Ne si LDK nuk kemi bërë sa duhet për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës. Është e vërtetë që institucionet politike nuk zbardhen raste, por është dashur të miratohen ligje për të ecur në këtë drejtim”, tha ajo./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TTgLuV3TY2Y
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Gjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike
Trupat rezervë të KFOR-it arrijnë në Kosovë, të gatshëm të reagojnë gjatë zgjedhjeve
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur brenda një shtëpie të braktisur në Durrës 36-vjeçari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake