LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen rreth 350 kg nënprodukte të mishit të skaduar

Asgjësohen rreth 350 kg nënprodukte të mishit të skaduar

Nisma e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e zbatuar nga Inspektorati Komunal për rritjen e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore dhe produkteve të tjera që ofrohen për konsum në treg në territorin e Komunës së Ferizajt, është shumëfishuar përmes aksioneve konkrete që kanë rezultuar me konfiskim dhe asgjësim të shumë tonelatave mish dhe nënprodukte mishi të prishura, skaduara dhe dëmtuara.

Së fundmi, aksioni i Inspektoratit Komunal ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e afro 350 kg nënprodukte të mishit të cilat janë zënë gjatë kontrollit rutinor nga ana e policisë në një mjet transportues që po qarkullonte në territorin e Ferizajt për të cilën është njoftuar Inspektorati Komunal, të cilët menjëherë kanë dal në vendngjarje, kanë konstatuar gjendjen duke proceduar me konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie produkti.

Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha me këtë rast është shprehur “Inspektorati Komunal është vënë në një dinamikë të jashtëzakonshme pune. Vazhdimisht jemi në monitorim të kushteve dhe cilësisë së produkteve që ofrohen në treg. Deri më tani kemi konfiskuar dhe asgjësuar një sasi të jashtëzakonshme të mishit dhe nënprodukteve të tij nga aksionet që kemi realizuar. Mbështetja për këto aksione është drejtpërdrejtë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe ne bashkë edhe me organet e sigurisë dhe të drejtësisë do t’i shkojmë deri në fund këtij aksioni” u shpreh Berisha.


Përkitazi me këtë rast dhe rastet e tjera, Inspektorati Komunal konform ligjeve në fuqi ka proceduar këto raste tek organet e drejtësisë, të cilat pas aksioneve komunale janë vënë në veprim për hetimin dhe procedimin penal me rastet e paraqitura.

Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht Stacionin Policor në Ferizaj. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eksperti kryesor i Bankës Botërore, Record: Kosova dhe Shqipëria të përqendrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre

Eksperti kryesor i Bankës Botërore, Record: Kosova dhe Shqipëria të përqendrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre

Ekonomi
Kurti takohet me përfaqësues të kompanive të njohura, i fton për investime

Kurti takohet me përfaqësues të kompanive të njohura, i fton për investime

Ekonomi
Pse Renault Austral është hibridi më i mirë prej krejtve?

Pse Renault Austral është hibridi më i mirë prej krejtve?

Ekonomi
Nga stresi dhe përditshmëria tek relaksi dhe qetësia - vikendi në Grand Blue Fafa!

Nga stresi dhe përditshmëria tek relaksi dhe qetësia - vikendi në Grand Blue Fafa!

Ekonomi
Petrol Company mposht makthin e çmimeve të shtrenjta!

Petrol Company mposht makthin e çmimeve të shtrenjta!

Ekonomi
Murati: Dezinformata në prag të zgjedhjeve, nuk ka dyshim ose trefishim të tatimit- kush ka pronë 120 milionë euro i takon të paguajnë një barrë më të lartë tatimore

Murati: Dezinformata në prag të zgjedhjeve, nuk ka dyshim ose trefishim të tatimit- kush ka pronë 120 milionë euro i takon të paguajnë një barrë më të lartë tatimore

Ekonomi
Kalo në kategori