LAJMI I FUNDIT:

FFK siguron ndeshje miqësore për grupmoshat e Kosovës U-15, U-17 dhe U-19

FFK siguron ndeshje miqësore për grupmoshat e Kosovës U-15, U-17 dhe U-19

Federata e Futbollit e Kosovës me seriozitetin më të madh iu ka qasur krijimit të kushteve për të gjitha ekipet kombëtare.

Kështu, siç bën të ditur drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipet kombëtare z. Artan Govori, tashmë është arritur marrëveshja me FSHF-në që të ketë ndeshje miqësore me ekipet kombëtare të U-15, U-17 dhe U-19.


Së këndejmi, thotë z. Govori prej 1 deri më 5 maj, ekipi kombëtar U-15 do të qëndrojë në hotel “Tropikal” në Durrës dhe do të zhvillojë dy ndeshje me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

“Po ashtu në fund të muajt maj do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet ekipeve kombëtare U-19.  Ndërsa në datat e lira të FIFA-s në muajin shtator po ashtu do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet ekipeve kombëtare U-17. Ne do të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi në ngritjen e ekipeve kombëtare” – ka thënë Govori.

Ai ka shtuar se janë në kërkim që të sigurojmë sa më shumë ndeshje ndërkombëtare dhe jo vetëm për këto grup-mosha, por edhe për Kombëtaret U-21 dhe kombëtaren “A”.

“Ne shpresojmë që bashkë me stadiumin “Adem Jashari “ në Mitrovicë do të jetë i gatshëm edhe stadiumi i qytetit në Prishtinë, që do të na mundësonte të zhvillojmë ndeshje edhe në Kosovë, në mënyrë që edhe adhuruesve në Kosovës t’ju ofrojmë kënaqësi”, thuhet në fund të njoftimit tëm FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori