LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë ditët e produkteve vendore

Fillojnë ditët e produkteve vendore

Gjatë këtyre ditëve, qindra produkte ushqimore do të shiten me çmim të zbritur, si pjesë e fushatës për promovim të produkteve kosovare dhe rritjes së konsumit vendor

Dje gjatë ditës, rrjeti më i madh i marketeve vë vend, Meridian Express i ka hapur ditët e produkteve vendore, me qëllim të promovimit dhe shitjes së produkteve të bëra nga prodhuesit e ndryshëm kosovarë.

Fushata e quajtur ‘Ditët e Produkteve Vendore’ ka filluar më 8 gusht dhe e njëjta do të vazhdojë deri më 13 gusht, ndërsa qytetarëve iu ofrohen qindra produkte ushqimore cilësore nga kategoritë e ndryshme.

Gjatës këtyre ditëve të produkteve vendore në asortimentin e gjerë të prodhimeve vendore do të ofrohen produktet e shumta të qumështit, mishit, fasules, biskota, çokollata, ajvar vendor, ujë, lëngje, birrë, produkte të ndryshme higjienike, verë dhe shumë produkteve tjera të ngjashme.

Përgjatë ditëve të kushtuara prodhuesve vendorë, në marketet e Meridian Express, produktet vendore do të shiten me çmime të zbritura dhe më të volitshme sesa në ditët tjera të zakonshme, pasiqë synimi i Meridian është të rrisë konsumin e prodhimeve vendore sidomos gjatë ditëve kur ka frekuentim të shtuar të bashkë-atdhetarëve tanë.

“Me ditët e produkteve vendore ne duam t’i promovojmë produktet e shumta cilësore vendore dhe t’i ofrojmë ato me çmime sa më të favorshme për të gjithë qytetarët. Ndërkaq, këtë fushatë ne qëllimisht e bëjmë gjatë kohës kur ne e kemi shumicën e diasporës këtu, në mënyrë që atyre të ju ofrojmë shijet e ushqimeve vendore të bëra nga prodhuesit kosovar. Sepse bindja që prodhimet e Kosovës janë cilësore dhe të shijshme krijohet vetëm duke i provuar këto produkte dhe ushqime” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.

Zinxhiri i 35 marketeve të Meridian Express është rrjeti më i madh i marketeve në Kosovë. Me konceptin e ri të marketeve të lagjes, të cilat ofrojnë cilësinë më të mirë të produkteve për çmimet më të mira në treg, Meridian Express ka krijuar kërkesë të jashtëzakonshme të tregut, e cila është vazhdimisht në rritje, në çdo qytet ku marketet e Meridian Express janë të pranishme.

Lista e plotë e ushqimeve të ofruara gjatë këtyre ditëve mund të gjendet në këtë link.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori