Derisa zbuluam kalkulatorin për format e trupit, nuk kishim një mënyrë të sigurt për të kuptuar se çfarë rrobash i përshtaten formave trupore.
Në vend të panikut dhe blerjes së çdo trendi të ri të modës, kalkulatori I formave të trupit do të sigurojë që ju të dukeni më të bukura, më rehatshëm dhe me konfidente.
Pra, si ta përdorim këtë kalkulator? Në vend që të krahasoni trupin tuaj me fotot e personazheve të famshëm ose të frutave, të cilat mund t’ju lënë të ndiheni të pasigurt nëse keni arritur në përfundimin e duhur, ne po përdorim matematikën. Mos u frikësoni – janë kalkulime të thjeshta dhe do të ndiheni shumë mirë kur arrini të gjeni formën e trupit tuaj.
Le të fillojmë, nxirrni shiritin për matje dhe vazhdoni të lexoni çdo hap të shpjeguar më poshtë…Unë jam shumë kurioze të zbuloj formën e trupit tim.
Supet: Merreni dikë t’ju ndihmojë të matni supet nga maja e një supit dhe rreth e qark.
Gjoksi: Vendoseni shiritin matëse në pjesën më të madhe të gjoksit tuaj dhe rreth mbrapa. Mos e tërhiqni shiritin shumë sepse do të shtypni gjokset tuaja dhe masa nuk do të jetë reale.
Beli: Matni pjesën më të ngushtë të belit tuaj, pikërisht mbi kërthizën e barkut.
Kukat: Filloni nga një kuk dhe përfundoni matjen me shirit rreth pjesës më të madhe të vitheve tuaja.
Tani që ju keni matjet tuaja, ju do të përdorni ato numra për të llogaritur formën e trupit tuaj. Ju do të vini re se ekuacionet më poshtë ju lejojnë të përdorni matjet tuaja të gjoksit ose të supeve në mënyrë të ndërsjellë.
Ju mund të vini re se duke bërë ekuacionin me supet tuaja dhe gjoksit tuaj ju mund ta gjeni vetën dy kategori të ndryshme të tipit të trupit. Kjo do të thotë se lloji i trupit tuaj mund të përfshijë më shumë se një kategori; Për shembull, ju mund të shihni se jeni më shumë një dardhë kur përdorni matjen tuaj të gjoksit dhe më shumë nga një orë me rërë kur përdorni matjen e supeve tuaja. Nëse ky është rasti për ju, duhet të konsideroni të dy llojet e trupit kur dilni në shoping, dhe përfundimisht të bëni blerje duke parë atë që duket më e mirë për ju.
Vazhdoni dhe lexoni më poshtë për të parë se cili përshkrim i formës së trupit përputhet më mirë me trupin tuaj dhe pastaj përdorni ekuacionin për të vërtetuar se keni gjetur formën tuaj të vërtetë.
Konfirmo duke kontrolluar numrat! Ju jeni një trekëndësh i përmbysur nëse supet tuaja ose matjet e gjoksit janë më shumë se 5% më të mëdha se kukat (supet ose gjoksi ÷ kukat ≥ 1,05).
Veshjet që mund të duken shumë bukur në ty: xhaketa me një bel të prerë.
Pse: Beli i theksuar në këtë xhaketë së bashku me kukat me forma shumë seksi do të ndihmojnë në balancimin e supeve tuaja të gjera.
Ju jeni një drejtkëndësh nëse beli juaj është më i vogël se 25% në krahasim me supet apo gjoksin (beli ÷ gjoksin ose supet ≥ .75).
Për shembull, ju jeni një drejtkëndësh nëse supet tuaja janë 91 cm dhe beli juaj është 68 cm ose më shumë.
Veshjet që mund të duken shumë bukur në ty: Fund me me detaje si: zbukurime, harqe ose xhepa.
Pse: Ajo do të mbush kukat tuaja të vogëla dhe do të balancon pjesën e sipërme – supet
Ju jeni një trekëndësh (i njohur edhe si dardhë) nëse kukat tuaja janë më shumë se 5% më të mëdha se supet ose gjoksi juaj (kukat ÷ supet ose gjoksat ≥ 1,05).
Për shembull, ju jeni një trekëndësh kur supet tuaja janë 91 cm dhe kukat tuaja janë 95.25 cm ose më të mëdha.
Veshjet që mund të duken shumë bukur në ty: Fustan I theksuar për trupi.
Pse: Ajo do të tregojë se e ngushtë jeni në pjesëm e sipërme -gjoksa, dhe do të fokusoj kukat dhe format e bukura nga beli dhe poshtë.
Ju jeni një orë me rërë nëse beli juaj është të paktën 25% më i vogël se supet ose gjoksi juaj (belin ÷ supet ose kukat ≤ 0,75) OSE beli juaj është të paktën 25% më i vogla sesa kukat (beli ÷ kukat ≤ 0,75)
Për shembull, ju jeni një orë me rërë nëse supet tuaja dhe kukat janë 91cm dhe beli juaj është 68 cm ose më i vogël.
Veshjet që mund të duken shumë bukur në ty: Maica me mbeshtjellje (e hapur dhe me shirit në bel)
Pse: Ata theksojnë belin tuaj.
Një këshillë shtesë: Nëse nuk jeni të lumtur me format e trupit tuaj dhe nuk keni shumë kohë të vizitoni palestrat – Sensual Lift është produkt i përsosur.
Ju do ti jepini formë vitheve dhe zvogëloni centimetrat e belit tuaj me Sensual Lift. Material mikrofibër rezistent dhe me ajërosje. Kjo mënyrë e re:
Ngre dhe i jep volum vitheve
Rrafshon barkun
Zvogëlon belin
Vetëm visheni atë dhe Sensual Lift do të shfaqi format tuaja më seksi se ndonjëherë – vithe me forma të bukura, ngjyrë e zbehtë dhe vetëbesim për të veshur fustanet që ishin fshehur në gardërobën tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy aksesor praktik po rikthehet me modë falë ikonave si Jennifer Lawrence
Dëshironi vetulla më të trasha? Kushtojini vëmendje këtij gabimi
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Gratë mbi 40 vjeç mund të 'zbusin rrudhat' me këtë produkt të kujdesit të lëkurës
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
Çfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze