Real Madridi fitoi me rezultat 3-0 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Santiago Bernabeu. Në këtë mënyrë, Mbretërit i janë afruar shumë finales së madhe, ndërsa kryetemë e mediave u bë sërish superylli Cristiano Ronaldo.
Nga ana tjetër, loja e Los Rojiblancos la për të dëshiruar dhe strategjia e Diego Simeones nuk ishte e duhura, pasi dështoi përballë planit të Zinedine Zidane.
Telegrafi jua sjell më poshtë pesë gjërat më të rëndësishme që i mësuam nga ky duel:
Ronaldo. Sërish dhe sërish dhe sërish…
Në takimin ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit i pamë golat 101, 102 dhe 103 të Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve, gjegjësisht golat 50, 51 dhe 52 në fazat e eliminimit direkt të garës më të madhe për klube. Ronaldo u bë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon het-trik të njëpasnjëshëm në fazën e eliminimit direkt (ndaj Bayern Munichut dhe ndaj Atletico Madridit). Ai arriti shifrën prej tetë golash në tri ndeshjet e fundit të fazës nokaut. Po ashtu, realizoi golat e tij të 398, 399 dhe 400 për Real Madridin. Këta nuk janë numra normalë, por ai nuk është një njeri i zakonshëm.
Disa statistika më të reja rekorde të superyllit portugez në Ligën e Kampionëve:
✅ Më së shumti gola: 103
✅ Më së shumti gola në shtëpi: 54
✅ Më së shumti gola si mysafir: 47
✅ Më së shumti gola në fazën e eliminimit direkt: 52
✅ Më së shumti asistime: 31
✅ Rekord të barabartë het-trikësh me Lionel Messin: 7
Plani i guximshëm i Simeones dështoi
Shumëkush priti që Atletico të bënte lojë defensive të bazuar në forcën fizike. Mirëpo, Los Colchoneros provuan lojën sulmuese ndaj Mbretërve, me presion dhe krijuan hapësira për kundërshtarin. Dhe derisa dështuan ta ndëshkonin Realin, ata u ndëshkuan nga Ronaldo.
I jashtëzakonshmi Isco, bëri vetëm një pasim të gabuar gjatë gjithë lojës
Duke udhëhequr mesfushën, Isco ishte në një formë mbresëlënëse kundër Atleticos – siç e quajnë një ‘diamant i mesfushës’. Ai dukej sikur notonte nëpër fushë dhe ndodhej në çdo vend për ta menaxhuar qarkullimin e topit. Isco pasoi vetëm një top të gabuar gjatë gjithë lojës.
Është fundi i një epoke për Atleticon
Simeone ka bërë mrekullinë me këtë klub. E ka fituar Kupën e Mbretit (2012/2013) dhe La Ligan (2013/2014) duke pasur për rivalë dy prej klubeve më të mëdha në botë – Barcelona dhe Real Madrid. E ka fituar titullin e Europa League (2011/2012) dhe Superkupën e UEFA-s (2012). Ndërsa ka luajtur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve (2013/2014 dhe 2015/2016) dhe në të dyja rastet është mposhtur nga Reali. Është koha që ‘El Cholo’ në fund të këtij sezoni të ndërrojë klub.
Reali mund të rishkruajë historinë
Los Blancos janë kritikuar me raste gjatë këtij sezoni, madje edhe se u favorizuan nga gjyqtarët në ndeshjen kundër Bayern Munichut. Mirëpo, kjo përballje dëshmoi edhe njëherë se fati i ndjek të guximshmit. Ndërsa Zidane dhe yjet e udhëhequr nga ai janë në rrugë për ta bërë historinë. Reali mund të bëhet klubi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve dy herë radhazi. Mirëpo, për ta bërë këtë (nëse e konsiderojmë të kryer punën me Atleticon) duhet që ta fitojë edhe finalen e Cardiffit më 3 qershor kundër Monacos apo Juventusit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur