Ish-efektivi i Policisë që u vra në Durrës, e kishte arrestuar babanë e ministrit Tahiri dhe ishte në kërkim si bashkautor në vrasje
Ish-efektivi i Policisë, Ervin Dalipaj, i cili është shpallur në kërkim si bashkautor i vrasjes së Gazmend Çollakut është personi që i vuri prangat babait të ministrit Saimir Tahiri në vitin 2013, nën akuzën e kontrabandës së medikamenteve.
Babai i ministrit, Bashkim Tahiri, së bashku me dy persona të tjerë, u arrestuan më 25 mars të vitit 2013 për kontrabandë ilaçesh. Në atë kohë, Ervin Dalipaj ishte shef i Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe në atë kohë drejtonte hetimet ndaj babait të Saimir Tahirit, duke çuar në arrestimin e tij. Megjithatë, disa javë më vonë, babai i Tahirit u lirua nga të gjitha akuzat.
Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në datë 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku. Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë – njofton Panorama.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe mori miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për arrestimin e tyre. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk është gjetur ende.
Në mënyrë të përmbledhur, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur në këtë përfundim, bazuar në sa më poshtë:
– kur midis shtetasve Denzi Shtraza dhe Lart Çollaku ekziston një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fudnit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013;
– kur dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendgjarje dhe në rrobat e viktimës;
– kur ky mjet në datën 06/01/2016 është përdorur vetëm nga shtetasi nën hetim Ervin Dalipaj dhe në orët e pasditës dhe mbrëmjes së kësaj ditë kanë qënë vetëm me shtetasin nën hetim Deniz Shtraza;
– kur të dy shtetasit nën hetim pranojnë që gjatë datës 06/01/2016 në orët e pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku por në deklarimet e tyre kanë kontradita të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të parsyeshme për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit;
– kur të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendur në mjetin e Ervinit, ne xhepin e deres së pasagjerit ku ka qënë duke qëndruar Denizi;
Denis Shtraza dje në gjyq
Denis Shtraza në gjyq
Rezulton i provuar fakti se në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj ku ka qënë të paktën dhe shtetasi nën hetim Deniz Shtraza është vendosur dhe më pas është vrarë shtetasi Lart Çollaku.
Pra rezultoi e provuar se shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer shtetasin Laert (Gazmend) Çollaku, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip Audi, për në fshatin Murqin të Krujës dhe e kanë vrarë me armë zjarri, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, të parashikuara nga nenet 109/3, 25 e 278/5 të Kodit Penal.
Po ashtu, shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj në datën 06/01/2016 rreth orës 23:40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin « Policia » të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente. Ky shtetas ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar. Në këtë mënyrë ka kansumuar veprën penale të « Mbajtjes pa të drejtë të uniformës », parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë