LAJMI I FUNDIT:

Gabriel: Ivanov ta rishikojë dhe korrigjojë vendimin

Gabriel: Ivanov ta rishikojë dhe korrigjojë vendimin

Pas SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka folur për vendimin e Gjorge Ivanov që mos të ja jep mandatin Zoran Zaev-it për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sigmar Gabriel ka thënë se Ivanov duhet që ta rishikojë edhe një herë vendimin e tij dhe të i’a jep mandatin Zoran Zaevit.

”Kriza politike është shumë brengosëse për gjendjen e brendshme në Maqedoni. Presidenti Ivanov duhet të rishikojë vendimin e tij dhe të mendojë perspektivën e Maqedonisë duke e korrigjuar vendimin duke menduar se e bën në interes të qytetarëve të vendit të tij.” ka thënë Gabriel për Deutsche ëelle. /Telegrafi/